LAJMI I FUNDIT:

Mogherini dhe Hahn: Qytetarët thanë “po”, radhën e ka Kuvendi

Mogherini dhe Hahn: Qytetarët thanë “po”, radhën e ka Kuvendi

Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn në një deklaratë të përbashkët thanë se shumica dërrmuese e qytetarëve mbështetën marrëveshjen me Greqinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në mënyrë paqësore dhe demokratike, shumica dërrmuese e atyre që përfituan të drejtën e tyre për të votuar thanë “po” për marrëveshjen së Prespës për emrin dhe rrugën evropiane. Kuvendi tani është thirrur të vazhdojë me hapat e ardhshëm për zbatimin e marrëveshjes për emrin përmes vendimit për të miratuar ndryshimet kushtetuese”, shkruhet në deklaratën e Mogherinit dhe Hahnit.

Ky është një rast historik, thonë ata, jo vetëm për pajtimin në rajon, por edhe për përparimin e vendosur në rrugën drejt BE-së.


“Aktualisht, të gjithë aktorët politikë dhe institucionalë duhet të veprojnë brenda përgjegjësisë së tyre kushtetuese jashtë linjave partiake. BE do të vazhdojë të mbështesë vendin dhe qytetarët e saj”, thanë Mogherini dhe Hahn./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Kronika e Zezë
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori