LAJMI I FUNDIT:

Mitsotakis: Nuk mbështesim marrëveshje që jep gjuhën dhe nacionalitetin maqedonas

Mitsotakis: Nuk mbështesim marrëveshje që jep gjuhën dhe nacionalitetin maqedonas

Lideri i partisë opozitare greke, Demokracia e Re, Kyriakos Mitsotakis vazhdon që të mbajë qëndrim kundërshtues ndaj Marrëveshjes së Prespës, që duhet t’i jep fund çështjes disadekadëshe të emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.

Këto deklarime i bëri nga Selaniku, ku mori pjesë në aktivitetet me rastin e përvjetorit të çlirimit të këtij qyteti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mitsotakis ka ritheksuar se nuk mund të mbështetin një ujdi që pranon gjuhën dhe nacionalitetin maqedonas.


“Meqë fillon realizimi i gjërave që janë në kundërshtim me intersat kombëtare, sërish do të rikujtojmë se Demokracia e Re nuk do të mbështet ndonjë ujdi që u lejon fqinjëve tanë gjuhën dhe nacionalitetin maqedonas”, u shpreh Mitsotakis./Telegrafi/