Albulena Miftari është njëra ndër vajzat më të reja të Mitrovicës, por që synimet e ambiciet e saj janë shumë të mëdha në fushën e letërsisë.
Ajo talentin për shkrimin e kishte zbulur që në moshën e saj të hershme, qysh në bankat e shkollës fillore. Fillimisht, Miftari kishte prirje në krijimin e rimave.
“Unë, që nga bankat e shkollës fillore, kam filluar të shkruaj poezi dhe prozë. Fillimisht, prirje kam pasur më shumë në rimë. Për mua, është vlerë e madhe qëndisja e vargjeve, sepse përmes tyre arrin të përjetësosh një ndjenjë a një ndodhi”, ka thënë Miftari për Telegrafin.
Admirimi i saj për qytetin e saj dhe për shkrimin bëri që ajo ta publikojë librin “Mitrovicë, zonja qëndresë”.

Ndarjen e Mitrovicës në dy pjesë ajo e cilëson si të padrejtë, derisa shprehet se ky vend për të është pika më e dobët dhe e fortë njëkohësisht.
“E kam thënë edhe në intervista të tjera se për mua, Mitrovica është pika më e dobët dhe më e fortë njëkohësisht. Ajo mundet pa mua, por unë nuk mundem dot pa të. Në libër e kam trajtuar thellësisht ndarjen e qytetit dhe problematikat që kanë rrjedhur si pasojë e saj. Ndarja e Mitrovicës mbetet ndër plagët e mia jetësore; e kam analizuar shumë si çështje dhe kam vënë re padrejtësitë që u janë bërë mitrovicasve tash e sa kohë, prandaj kam menduar se përmes shkrimit do të arrij të përjetësoj historinë e vërtetë të ndarjes së Mitrovicës, e jo të bëhem urë shtrembërimit që tentojnë ta krijojnë serbët.”E ndiej veten të dobët sa herë që flas për Mitrovicën, sepse është borxh imi dhe i të tjerëve që të punojmë për këtë vend, e për hir të gjakut të dëshmorëve ta bashkojmë prapë qytetin tonë me të gjitha forcat që kemi”, ka thënë tutje Miftari.
Miftari ka shtuar se librin “Mitrovicë, zonja qëndresë” duhet ta duan të gjithë shqiptarët.
“Unë mendoj që librin “Mitrovicë, zonja qëndresë” duhet ta duan të gjithë shqiptarët, për vetë faktin se e urrejnë të gjithë serbët. Ata dëshirojnë që shqiptarët ta harrojnë historinë e tyre të lavdishme, prandaj ky libër si edhe shumë të tjerë është ‘halë në sytë e serbëve’”, ka shtuar ajo.
Ndër të tjera, Miftari ka theksuar se frymëzimin për të shkruar e merr nga Sami e Naim Frashëri, teksa potencon se arti letrar në vendet shqipfolëse të jep shpresë, nëse nuk lihet në harresë.
“Dikur kishte pak shkrimtarë e shumë lexues, ndërsa sot fatkeqësisht ndodh e kundërta. Sot, teknologjia ka shkelur mbi çdo gjë, ka përdhosur edhe vlerat, edhe sakrificat. Arti letrar në Kosovë, Shqipëri dhe kudo në troje shqiptare të jep shpresë, nëse nuk lihet në harresë. Fatkeqësisht, sot dominon antivlera. Më vjen keq që e them këtë, por, shkrimtari i vërtetë është ai që di ta marrë zemrën e lexuesit me një laps e një copë letër, ndërsa sot sheh ‘shkrimtarë’ me dhjetëra libra të botuar, por që nuk shfaqin ndonjë vlerë të veçantë në to”, ka deklaruar Miftari, për perspektiven e saj për aktualitetin e artit letrar.
Në fund, autorja e librit “Mitrovicë, zonja qëndresë” ka ritheksuar se artit letrar në Kosovë i mungon përkrahja institucionale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A do ta mbështesë Nisma LVV-në në formimin e qeverisë, flasin nga partia e Limajt

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

“Shitesh për 500 lekë, ik në Dubai” - Krisa dhe Xheneta përplasen ashpër në mes të emisionit

Me kë po bisedon LVV-ja për formimin e qeverisë, flet Albulena Haxhiu

Ka ardhur koha për të ndëshkuar Orbanin, thotë qeveria e ardhshme e Gjermanisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Pejë

Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze