Mitrovica ndryshon ngjyrë politike - Peci kryeson me 53%, falënderon qytetarët

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci ka dalë fitues në zgjedhjet për kryetar të komunës së Mitrovicës së Jugut, duke marrë 53.53% të votave (17,542 vota).
Kundërkandidati i tij nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka siguruar 46.47% të votave (15,228 vota).
Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), janë numëruar 103 nga 105 vendvotime, që përbën 98.10% të procesit të numërimit.

Pjesëmarrja e votuesve në Mitrovicën e Jugut ka qenë 38.68%, me gjithsej 32,770 votues nga 84,715 të regjistruar.
Pas shpalljes së rezultateve, Faton Peci reagoi në rrjete sociale me një mesazh falënderimi për qytetarët e Mitrovicës.
“Me përulësi faleminderit Mitrovicë ”, ka shkruar Peci. /Telegrafi/

















































