LAJMI I FUNDIT:

‘Mitrevski dëshiron të na shpërngulë nga LSM-ja’

‘Mitrevski dëshiron të na shpërngulë nga LSM-ja’

Anëtarë të degëve sindikale DOJSH, SIEM, SHTKOZ dhe AGRO, të cilët kanë zgjedhur udhëheqësi të re të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, sot u tubuan në ndërtesën e LSM-së, me qëllim, siç deklaruan, të pengojnë, sipas tyre, që kryetari i shkarkuar i LSM-së, Zhivko Mitervski t’i shpërngulë nga ndërtesa, njofton AIM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë tubim dërguan apel deri te Regjistri Qendror që t’i regjistrojë ndryshimet në udhëheqinë e LSM-së që ata i kanë votuar më 13 nëntor vitin e kaluar, e të cilat, siç thonë, janë konfirmuar me vendim nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Pece Grujovski, kryetar i Sindikatave të DOJSH-së tha se Mitrevski tani një muaj e gjysëm e keqpërrdor pozitën e tij të mëparshme, nga e cila u shkarkua më 13 nëntor nga anëtarët e LSM-së, ndërsa Regjistri Qendror e ka frenuar procedurën për dhënien e vendimit për ndryshim.


Në tubimin e sindikatave të pranishëm ishin nëpunës policor, të cilët megjithatë, sipas tyre, janë ftuar nga shërbimi që e siguron ndërtesën e LSM-së, por edhe nga ta që të tregonin se nuk planifikojnë shkelje të rendit publik dhe qetësisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Lajme
Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Kronika e Zezë
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Kalo në kategori