LAJMI I FUNDIT:

Mitreski-Geer: Është e rëndësishme përfundimi i procedurave për organizimin e zgjedhjeve

Mitreski-Geer: Është e rëndësishme përfundimi i procedurave për organizimin e zgjedhjeve

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Jovan Mitreski, sot realizoi takim me ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, David Geer Geer, njoftojnë nga shtypi i Kuvendi të Maqedonisë.

Në takim, theksojnë nga atje, u konfirmua bashkëpunimi i shkëlqyer që po ruan në vazhdimësi nga Bashkimi Evropian dhe i cili do të vazhdojë edhe në periudhën që vjen para mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Ambasadori Geer shprehu mbështetjen e parezervë për kryetarin e sapozgjedhur të Kuvendit dhe institucionin në tërësi, e cila, siç theksoi, do të vazhdojë edhe në muajt në vijim, me qëllim të përfundimit të aktiviteteve të papërfunduara dhe procedurave legjislative lidhur me detyrimet e reformave të cilat dalin nga rruga jonë e integrimit evropian.


“Në këtë kontekst, ambasadori theksoi rëndësinë e përfundimit të disa procedurave të filluara lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare gjatë këtij mandati, në mënyrë që të mos vihet në dyshim legjitimiteti i procesit zgjedhor nga asnjëra anë.

Kryetari Mitreski, duke falënderuar për takimin, theksoi se emërimi në këtë funksion paraqet nder dhe përgjegjësi për të që ta udhëheq pushtetin legjislativ deri në seancën konstituive të përbërjes së ardhshme parlamentare. Mitreski tha se do të bëjë gjithçka që është në kompetencë të tij për t’i përmbyllur çështjet që ende nuk janë zgjidhur në Kuvend, dhe janë me rëndësi të veçantë për funksionimin e institucioneve dhe për dosjen tonë evropiane si shtet”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Bashkëbiseduesit ranë dakord se ky bashkëpunim do të vazhdojë, veçanërisht në lidhje me aktivitetet e Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor të Komisionit Evropian dhe çështje të tjera me prioritet dhe interes për të dyja palët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Politikë
Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Kronika e Zezë
Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Lajme
Gjykata Speciale nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

Gjykata Speciale nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

Lajme
Grenell mbështet Ramën, riposton reagimin e tij kundër Gjykatës Speciale në rastin e Thaçit

Grenell mbështet Ramën, riposton reagimin e tij kundër Gjykatës Speciale në rastin e Thaçit

Lajme
Eksperti i kriminalistikës paralajmëron: Pranvera, sezoni i grabitjeve të armatosura në Kosovë

Eksperti i kriminalistikës paralajmëron: Pranvera, sezoni i grabitjeve të armatosura në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori