LAJMI I FUNDIT:

Mitet më të mëdha rreth asaj se përse tradhtojnë femrat

Mitet më të mëdha rreth asaj se përse tradhtojnë femrat

Ka shumë klishe rreth tradhtisë. Shpeshherë supozohet se një mashkull tradhton kur nuk ndihet i kënaqur seksualisht, ndërsa femrat do të tradhtojnë kur nuk ndihen mirë emocionalisht.

Por e gjithë kjo mund të jetë gabim, sipas sociologes Alicia Walker, transmeton Telegrafi.

Walker thotë se ka shumë mite sa i përket pabesisë, ndërsa këto janë më të zakonshmet:


Miti nr. 1: Femrat tradhtojnë sepse duan të ndahen

Thuajse secila femër me të cilën ka biseduar Walker e ka pranuar se ka tradhtuar sepse e ka dashuruar burrin dhe ka dëshiruar të qëndrojë në lidhje. Ato kanë thënë se pasi nuk u janë përmbushur nevojat e ndryshme nga burri, i kanë kërkuar ato nevoja diku tjetër.

Pra, ndryshe nga ç’mendohet, femrat tradhtojnë sepse e dashurojnë burrin dhe duan të qëndrojnë të martuara – të paktën kështu thotë Walker.

Miti nr.2: Femrat tradhtojnë sepse bien në dashuri me dikë tjetër

Vetëm dy femra kanë raportuar se kanë rënë në dashuri me mashkullin që e kanë tradhtuar burrin – dhe nuk kanë qenë aq të lumtura sa tjerat, thotë Walker.

Pra, sipas saj, shumica e grave nuk dashurohen në partnerin me të cilin e tradhtojnë burrin.

Miti nr.3: Femrat tradhtojnë me vetëm një burrë

Shumica e grave në studimin e saj kishin pasur disa partnerë me të cilët e tradhtonin burrin. Ato nuk ndiheshin se vetëm një mashkull ekstra do t’i përmbushë nevojat e tyre, prandaj e tradhtojnë burrin me disa meshkuj. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Këshilla dhe ide
Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Astrologji
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

10 shtetet me femrat më të bukura në botë

A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

Lifestyle
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Peshqve do të pendohej nëse do të ndahej

Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Peshqve do të pendohej nëse do të ndahej

Kalo në kategori