Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur ditën e sotme me një urim për qytetarët përmes rrjeteve sociale.

Ai ka shpërndarë një mesazh të ngrohtë, të shoqëruar me pamjet e bukura të Valbonës, një nga destinacionet më të njohura malore dhe turistike të Shqipërisë.


Në postimin e tij, Rama shkruan: “MIRËMËNGJES dhe me bukurinë mahnitëse të Valbonës, ju uroj një ditë të mbarë ”

Postimi i kryeministrit vjen si një promovim i turizmit të brendshëm dhe i vlerësimit të natyrës shqiptare, duke nxjerrë në pah rëndësinë e pasurive natyrore për qytetarët dhe vizitorët. /Telegrafi/