Recetë e thjeshtë që ia vlen të provohet
Kjo ëmbëlsirë është e shpejtë dhe e lehtë, dhe të bën të ndihesh i ngopur dhe është e pasur me lëndë ushqyese të nevojshme për organizmin tuaj, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
– 100 g oriz;
– 50 g sheqer me ngjyrë të kafenjtë;
– 200 ml qumësht gjysmë të yndyrshëm;
– pak arra muskati të grira në rende;
– 1 fletë dafine apo një kore e një fete limoni.
Përgatitja:
Lani orizin dhe kullojeni mirë.
Lyeni me gjalpë tenxheren dhe hidheni orizin dhe sheqerin dhe përzieni qumështin.
Hidhni arra muskati dhe shtoni fletë dafine apo lëvoren e limonit.
Zieni në zjarr mesatar rreth gjysmë ore.
Shërbejeni të ftohur.
Ju bëftë mirë! /Telegrafi/