LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Mbrojtjes: Në vijim është afati i dytë për regjistrim në Akademinë Ushtarake

Ministria e Mbrojtjes: Në vijim është afati i dytë për regjistrim në Akademinë Ushtarake

Ministria e mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë sot informon se është në vijim afati i dytë për regjistrim të studentëve/kadetëve dhe pilotëve në ciklin e parë studimor në Akademinë Ushtarake ‘Gjeneral Mihajllo Apostollski’ – Shkup, për nevojat e Ministrisë dhe Armatës së RM-së.

‘Ministria e mbrojtjes informon të gjithë të interesuarit se mund të paraqiten për 10 vendet e pa plotësuara në afatin e dytë të regjistrimit, më 15 dhe 16 gusht. Njëkohësisht, informojmë publikun dhe të interesuarit për regjistrim se në afatin e dytë, procedura do të jetë pjesërisht e ndryshuar, në pajtim me ndryshimet në Rregulloren për kushtet, kriteret, mënyrën dhe veprimin për kryerjen e Konkursit për regjistrim dhe zgjedhje të kandidatëve për ciklin e parë të studimeve dhe për aftësim dhe përmirësim profesional të Akademisë ushtarake ‘Gjeneral Mihajllo Apostollski’ në Shkup’, thuhet në njoftimin e Ministrisë së mbrojtjes.

Ndryshimet në Rregullore janë bërë me qëllim të shmangjes së padrejtësive të zakonshme, të definohet më saktë detyra dhe përgjegjësia e secilit që është i kyçur në procesin e zgjedhjes sv kandidatëve dhe të rritet transparenca në tërë procedurën e konkurseve, thonë nga Ministria e mbrojtjes.


Ministria e mbrojtjes informon se në afatin e parë të konkursit, që ka zgjatur prej 4 deri më 31 maj, janë paraqitur 84 kandidatë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Kalo në kategori