Në vazhdën e aktiviteteve të Ministrisë së Financave për të monitoruar implementimin e projekteve që financohen nga huamarrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, sot Ministria e Financave së bashku me Bankën Botërore, ka organizuar një tryezë me të gjithë Ministrat dhe Sekretarët të cilët në kuadër të ministrive të tyre implementojnë projekte me financim nga huamarrja nga Banka Botërore.
Qëllimi i tryezës ishte që diskutimet të kontribuojnë më tutje në ngritjen e vetëdijes dhe përkushtimit të secilit përgjegjës në kuadër të Ministrive dhe agjencive të linjës, për implementim sa më efektiv dhe efikas të të gjitha projekteve në fjalë.
Ministri i Financave Bedri Hamza theksojë se “Projektet me financim përmes huamarrjes/kredive shtetërore bartin koston e tyre financiare mbi shumën e shpenzuar e që është interesi, por dhe tarifa tjera të aplikueshme mbi shumën e pa tërhequr. Prandaj, implementimi me kohë i projekteve kursen buxhetin e Kosovës në njërën anë, dhe në të njëjtën kohë implementimi efikas i tyre kontribuon në rritje ekonomike”.
Me këtë rast, ministri Bedri Hamza gjithashtu kërkoj nga të gjitha Ministritë implementuese të projekteve dinamizëm më të shtuar në procesin e implementimit të projekteve dhe përkushtim në shpenzim transparent dhe efektiv të fondeve të huamarrjes.
“Gjithashtu, implementimi me kohë i projekteve aktuale krijon mundësi të reja për Ministrinë e Financave që karshi Bankës Botërore të kërkojë fonde shtesë me kushte të favorshme kreditore dhe financojë projekte tjera zhvillimore për Kosovën”, shtoi Ministri Hamza.
Ndërsa, shefi i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë Marco Mantovanelli gjatë takimit me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës si palë implementuese të projekteve përkatëse të cilat financohen përmes huamarrjes nga Banka Botërore tha se “Banka Botërore ka qenë dhe do të jetë e gatshme që ta ndihmojë Kosovën në fusha të ndryshme të cilat ndikojnë në zhvillimin e Kosovës. Ndërsa, takimet për të diskutuar për projektet të cilat janë në implementim e sipër janë të mirëseardhura”.
“Institucionet e Kosovës duhet të rrisin angazhimet e tyre për të përfunduar projektet sipas dinamikës së paraparë për të vetmen arsye se këto projekte kanë të bëjnë me jetën e qytetarëve të vendit dhe rritjen e efikasitetit të shërbimeve”, shtoi Mantovanelli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Trump dyfishon tarifat shtesë për të gjitha importet kineze në 20%

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Bursa dhe punë praktike në AI dhe Energji Solare nga ICK dhe LuxDev

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës