Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka reaguar ndaj deklaratave të Plenumit Studentor, respektivisht ndaj akuzave drejtuar kësaj ministrie nga ky grupim studentor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministria hedh posht akuzat për tejzgjatje të qëllimshme të publikimit të rezultateve të konkursit për bursa studimore për vitin 2016/2017. Ministria bën të ditur se në pajtim me udhëzimet e Komisionit shtetëror për pengimin e korrupsionit, ekziston pengesëligjore për publikim e rezultateve deri në përfundimin e procesit zgjedhor, respektivisht deri në zgjedhjen e qeverisë së re të vendit.
Njiherit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës kërkon që t’u jepet fund shpekulimeve nga ana e Plenumit Studentor./Telegrafi/