LAJMI I FUNDIT:

Ministri Valton Beqiri u prit nga Kryetari i Zagrebit

Ministri Valton Beqiri u prit nga Kryetari i Zagrebit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valton Beqiri, u prit të hënënnë një takim të veçantë nga Kryetari i qytetit të Zagrebit, Millan Bandiq. Me këtë rast, Ministri Beqiri e falënderoi kreun e qytetit të Zagrebit për mbështetjen që po i jep komunitetit shqiptar në Zagreb në realizimin e projekteve të shumta kulturore. Gjithashtu, në emër të Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, Ministri Beqiri përcolli interesin dhe nevojën për bashkëpunim më të afërt ndërmjet dy kryeqendrave dhe ftoi Bandiqin që, në një periudhë të afërt, të vizitojë Prishtinën.

Gjatë takimit Ministri Beqiri kërkoi nga Bandiq, që në të ardhmen, të gjendet mundësia e ngritjes së shtatores së Gjergj Kastriotit – Skenderbeut në Zagreb (kërkesë kjo edhe nga Misioni Katolik Shqiptar), si shenjë e nderimit të vlerave universale që kjo figurë i dha civilizimit evropian.

Ndërkaq, si hap i parë i bashkëpunimit kulturor në mes të Prishtinës dhe Zagrebit, duke marrë parasysh edhe numrin e madh të bashkëqytetarëve tanë që jetojnë në Kroaci, u propozua që Ansambli Kombëtar “Shota” të prezantohet me vlerat artistike dhe traditën kulturore të popullit tonë.


Bandiq shprehu gatishmërinë e tij personale dhe të strukturave komunale për realizimin e këtij bashkëpunimi përmes projekteve konkrete. Ai, poashtu, vlerësoi lart angazhimin e bashkëqytetarëve tanë për pavarësinë e Republikës së Kroacisë dhe, njëkohësisht, përgëzoi popullin e Kosovës për shtetësinë e fituar me sakrifica të mëdha ndër shekuj.

Në trend Kultura

Më shumë
Shkollimi i shqiptarëve në Beograd

Shkollimi i shqiptarëve në Beograd

Kulture
Historia e fisit Shala

Historia e fisit Shala

Kulture
Adriano Celentano kur ka dëgjuar zërin e Françesk Radit: Ky jam unë!

Adriano Celentano kur ka dëgjuar zërin e Françesk Radit: Ky jam unë!

ELEGJI

ELEGJI

Analiza
Ideja e sionistit Leo Elton, që në Shqipëri të formohej shteti hebraik!

Ideja e sionistit Leo Elton, që në Shqipëri të formohej shteti hebraik!

Kulture
SI TRËNDAFIL I KUQ

SI TRËNDAFIL I KUQ

Kalo në kategori