Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe homologu i tij italian, Alfonso Bonafede kanë nënshkruar sot në Romë marrëveshjen për transferin e personave të dënuar në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë.
Ministri Tahiri ka theksuar marrëveshja e nënshkruar e thellon edhe më tej bashkëpunimin mes dy vendeve si dhe forcon doktrinën e zbatimit të të drejtave të njeriut në Kosovë, me theks të veçantë të atyre që kanë rënë ndesh me ligjin dhe janë në vuajtje të dënimit.
Gjatë takimit me homologun italian, Tahiri ka shpalosur reformat që janë ndërmarrë në fushën e sektorit të sundimit të ligjit, veçmas kodifikimit të së drejtës penale dhe masave në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, parandalimit të terrorizmit si dhe trafikimit të narkotikëve.
“Republika e Kosovës është duke marrë rolin vendimtar si partner kyç në rajon, në luftën kundër krimit të organizuar trans-nacional, terrorizimit, trafikimit të narkotikëve dhe trafikimit me qenie njerëzore. Angazhimi ynë i vazhdueshëm për të fuqizuar sundimin e ligjit në të gjitha komponentët e tij, po i jep Kosovës vendin e saj meritor si shtet që i shërben përpjekjeve ndërkombëtare në parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar trans-nacional” ka thënë ministri Tahiri.
Tahiri njoftoi homologun italian edhe për politikën e re në fushën e konfiskimit të pasurisë së fituar me vepër penale, si dhe kërkoi thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve përmes shkëmbimit të traditës së mirë të shtetit italian në çështjet e konfiskimit të pasurisë së fituar nga krimi i organizuar dhe korrupsioni.
Ndryshe, marrëveshja për transferin e personave të dënuar ka për qëllim vendosjen e drejtësisë dhe rehabilitimit social i personave të dënuar, duke ekzekutuar sanksionet penale në shtetin e vendbanimit të përhershëm të personit të dënuar.
Me këtë marrëveshje, krijohet baza ligjore për transferimin e shtetasve kosovar që janë në vuajtje të dënimit në Itali, nga institucionet korrektuese atje, në institucione të ngjashme korrektuese në Kosovë, për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit dhe anasjelltas. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Inspektorati Shëndetësor kërkon procedurë disiplinore pas vdekjes së binjakëve të sapolindur dhe mbikëqyrje profesionale në spitalin e Prilepit
Aksident trafiku në rrugën Mavrovë-Dibër, lëndohen dy persona
Liderët e Koalicionit “Lista për Familjen” vizituan Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!