LAJMI I FUNDIT:

Ministri Shaqiri: Nga 1 shtatori do të ketë libra falas

Ministri Shaqiri: Nga 1 shtatori do të ketë libra falas

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri deklaroi se nga 1 shtatori do të ketë libra falas. I pyetur nëse nxënësit do t’i marrin librat shkollorë me kohë, Shaqiri tha se janë duke punuar për këtë qëllim.

“Nga 1 shtatori do t’i kemi librat falas. Jemi duke punuar për një zgjidhje ligjore që do t’i zgjidhë të gjitha problemet teknike dhe të gjitha kufizimet ligjore”, tha Shaqiri.

I pyetur nëse do të ketë vërtetë libra dhe nëse ato do të jenë falas ministri i Arsimit tha se këto libra janë të miratuara nga 1 shtatori.


“Tekstet shkollore i kemi miratuar që nga 1 shtatori, nuk kemi asnjë kundërshtim në atë që nuk kemi tekste për shtyp, do të fillojmë një procedurë edhe për një formë dixhitale të librave. Nga 1 shtatori i këtij viti të gjithë nxënësve do tu dorëzohen të gjitha librat shkollor, kjo do të duhet të ndodhë edhe me konceptin e ri”, tha Shaqiri.

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme këtë vit janë ballafaquar me mungesë të madhe të librave, gjë që ka penguar zhvillimin e procesit mësimor dhe për të cilën ka pasur ankesa të shumta nga stafi mësimdhënës, prindërit dhe nxënësit. Edhe këto 3 muajt e fundit të këtij viti nxënësit do ti kalojnë pa libra. Nga ministria e arsimit dhe shkencës kanë njoftuar vazhdimisht qe po tentojnë të zgjidhin këtë çështje por gjendja është akoma e njëjtë.

Në trend Lajme

Më shumë
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori