LAJMI I FUNDIT:

Ministri Beqiri nderoi aktoren Leze Qena

Ministri Beqiri nderoi aktoren Leze Qena

Në përfundim të reprizës së shfaqjes “Macja mbi çatinë e nxehtë”, në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valton Beqiri, nderoi me një buqetë lulesh aktoren Leze Qena me rastin e 75 vjetorit të lindjes së saj.

Me këtë rast, ministri Beqiri i shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e thellë ndaj aktores Leze Qena për angazhimin e saj të gjatë me role të shumta në skenën teatrore kombëtare, thuhet në njoftimin e lëshuar nga kjo ministri.

Gjithashtu, aktorja Leze Qena u nderua edhe me një mirënjohje nga Teatri Kombëtar i Kosovës dhe me një dhuratë – punim dore në filigran, të cilat, asaj ia dorëzoi Drejtoresha e Përgjithshme e Teatrit Kombëtar të Kosovës, Burbuqe Berisha. /rtk/telegrafi/