Milani e ka nisur me vrull takimin ndaj Feyenoordit në ndeshjen kthyese të play-offit të Ligës së Kampionëve, duke shënuar që në minutën e parë.
Milani e nisi fuqishëm pasi kishte pësuar humbje në Holandë me rezultat 1-0.
Ishte Santiago Gimenez që nga top i kthyer me kokë nga afër shënoi për 1-0 që në minutën e parë, apo më saktë pas 37 sekondash lojë.
🚨🇪🇺 GOAL | AC Milan 1-0 Feyenoord | Santiago Gimenez
SANTIAGO GIMENEZ OPENS THE SCORING AFTER ONLY 36 SECONDS FOR AC MILAN !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/6W346LJMAV
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) February 18, 2025
Sulmuesi nuk festoi dhe ngriti duart lartë, pasi këtë dimër kaloi nga Feyenoord te Milani.
Sergio Conceicao e do me çdo kusht fitoren dhe për këtë e ka nisur takimin me katër sulmues, duke rreshtuar emra si Santiago Gimenez, Joao Felix, Rafael Leao dhe Christian Pulisic nga minuta e parë.
Rezultati aktual i përgjithshëm është 1-1. /Telegrafi/