Milani takohet me përfaqësuesit e Mandzukicit

Raporte të shumta në Itali pretendojnë se Milani u takua me agjentin e Mario Mandzukic gjatë 24 orëve të fundit për të diskutuar ardhjen e tij si një transferim falas në San Siro.
Sulmuesi kroat nuk është i huaj për Serie A, pasi ka luajtur për Juventusin nga viti 2015 deri në janar të vitit 2020.
Ai zgjati vetëm gjashtë muaj në Al-Duhail në Katar para se të zgjidhte kontratën me pëlqim të ndërsjellë në korrik të 2020.
Sipas mediumeve Sky Sport Italia, Sportitalia dhe Tuttomercatoëeb, Milani u takua të martën me përfaqësuesin e Mandzukic.
Takimi ishte pozitiv dhe ata tani po përparojnë në negociata për kushtet personale.
Mandzukic do të ndiqte gjurmët e Zlatan Ibrahimovic, i cili arriti një vit më parë si lojtar i lirë për të sjellë përvojë të vlefshme në një skuadër ndryshe shumë të re.
Me Ibran që sapo bëri kthimin e tij pas gjashtë javësh i lënduar, Mandzukic do të siguronte një element tjetër për sulmin.
Reprezentuesi kroat është 34 vjeç, shumë më i ri se Ibrahimovic, i cili ka mbushur 39 vite. /Telegrafi/











































