Milani e ka eliminuar Napolin nga Liga e Kampionëve edhe pse barazoi 1-1 në stadiumin “Diego Armando Maradona”, por që falë fitores nga ndeshja e parë, ia doli të kalonte në gjysmëfinale (rezultati i përgjithshëm 2-1).
Rossonerët e patën rastin për të kaluar në epërsi në minutën e 22-të, por Olivier Giroud dështoi ta mposhte portierin e napolitanëve nga pika e bardhë.
Mirëpo, sulmuesi francez e përmirësoi gabimin e tij, kur realizoi në minutën e 43-të nga një asistim i Ralafel Leaos.
⏱️ 43'
Stunning work from Rafa and Oli finishes it off!!! 🤩#NapoliMilan #UCL 0-1 #SempreMilan pic.twitter.com/pwB3Pes6DR— AC Milan (@acmilan) April 18, 2023
Me këtë gol edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën kishte edhe më shumë spektakël.
Pjesa e dytë nisi më mirë për Napolin, kur Khvicha Kvaratskhelia gjuajti në minuan e 46-të, por ishte i pasaktë.
Inizia il secondo tempo ▶️#NapoliMilan 0-1
💙 #ForzaNapoliSempre— Official SSC Napoli (@sscnapoli) April 18, 2023
Vendasit shkuan me të gjitha forcat në sulm, por që u mungonte konkretizimi i rasteve.
Ishte minua e 74-të e takimit, kur Amir Rrahmani ishte afër të shënonte me kokë, mirëpo goditja e tij përfundoi mbi portë.
Maignan para il rigore a Kvaratskhelia
81’ | #NapoliMilan 0-1
💙 #ForzaNapoliSempre— Official SSC Napoli (@sscnapoli) April 18, 2023
Napoli fitoi një penallti në minutën e 81-të, por nga pika e bardhë dështoi Kvaraskelhia, duke qenë edhe fytyra më tragjike e takimit.
Vendasit ia dolën që të shënonin nëpërmjet Victor Osimhen në minutën e 90+3-të, por që nuk ishte i mjaftueshëm, pasi takimi u mbyll me rezultatin e përgjithshëm 2-1 në të mirë të Milanit
Kështu, Milani në rrethin e ardhshëm e pret fituesin e duelit mes Interit dhe Benfikës. /Telegrafi/
CHAMPIONS LEAGUE SEMI-FINALISTS 🌟#NapoliMilan #UCL #SempreMilan @oppoitalia pic.twitter.com/Nr6JhGaZc0
— AC Milan (@acmilan) April 18, 2023