Site icon Telegrafi

Mikrobiologu Lul Raka apel qytetarëve: Po futemi në dy javët vendimtare, ju lutem të rrini në shtëpi

Mikrobiologu Lul Raka, ka kërkuar nga qytetarët që të jenë shumë të disiplinuar, dhe të kenë kujdes të shtuar për t’u mbrojtur nga coronavirusi COVID-19.

Përmes një shkrimi në Twitter, ai ka kërkuar nga qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi.

“Të dashur qytetarë të Kosovës. Po futemi në dy javët vendimtare për jetët e më të dashurve tanë. Pasi që nuk kemi as vaksinë e as ilaç kundër koronavirusit, arma e vetme na mbetet disiplina dhe kujdesi”.

“Fatin e përballjes e keni në duart tuaja, ju lutem të rrini në shtëpi”, ka shkruar Raka. /Telegrafi/

Exit mobile version