Ministria e Zhvillimit Ekonomik për herë të parë organizoi forumin “Zhvillimi Ekonomik përmes Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit”, ku u diskutua roli i TI dhe Inovacionit në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit.
Realiteti në ekonominë e Kosovës është mjaftë i vështirë dhe bizneset përballen me probleme të mëdha.
Megjithatë, kompanitë e sektorit privat kryesisht në fushën e TI shohin një mundësi zhvillimi duke i ofruar shërbimet e tyre të këtij sektori jashtë vendit.
Kjo strategji është bërë një storie suksesi për kompaninë e re MIK Agency me seli në Prishtinë që ishte pjese e panelit të tretë me temë – Ndërmarrësia në fushën e TI dhe Inovacionit “Zhvillimi lokal për treg global”.
Ndërmarrësi zviceran-kosovar Valon Asani lindur dhe rritur në Zvicer me bindje dhe pasion për Web Dizajn Inovativ dhe Online Marketing vendosi të kthehet në Kosovë, që ta vërë në zbatim një ide të kamotshme. Në vitin 2012 Asani themelon kompaninë MIK Agency (Made in Kosovo / http://www.mikagency.ch) duke ofruar shërbime në fushën e IT, Web design dhe Marketing Online.
Brenda një kohe të shkurtër, kompania tregoi sukses të madh. Kështu, pavarësisht vështirësive ekonomike/politike, me punë të pandalshme dhe kualitet të lartë të shërbimeve MIK Agency u bë partner i njohur për Web Dizajn dhe Marketing për shumë kompani të njohura ndërkombëtare duke krijuar mbi 20 vende pune me ambiente dhe teknologji moderne.
Ndër klientët për të cilët kompania kompania ka kryer shërbime të marketingut janë Stacioni i energjisë se Cyrihut (ewz), kompania TATA Steel si dhe asociacioni më i madhë botror për Event Technology AV Alliance.
Si njohës i mirë i teknologjisë, z.Asani mendon që sektori i teknologjisë dhe Outsourcing është njëri prej potencialeve më të mëdha që ka Kosova prandaj nevojitet një bashkëpunim më i madh ndërmjet institucioneve publike dhe sektorit privat.
Së fundi Asani ka ndërmarrë një iniciativë që gjeti mbështetjen e Enhancing Youth Employment (EYE) program, HELVETAS Swiss Interoperation dhe EMPOWER program nga USAID.
Ai është në hapa të themelimit të një asociacioni që përbëhet nga disa kompani partnere me përvojë dhe kualitet të lartë të shërbimeve në Marketing dhe IT si; ShowConnection nga Cyrihu, MIK Agency, Karrota, Kosfon Call Center, Zag Apps, Arizona Partners dhe Logistics Plus nga Prishtina.
Misioni i këtij projekti është të bëjë Kosovën një destinacion të njohur për outsourcing si rajon me kosto të ulët por me kualitet të lartë të shërbimeve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Sa para, aq muzikë në YouTube

Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Bashkëthemeluesi i Google, lanson startupin e inteligjencës artificiale "Dynatomics"

'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja