LAJMI I FUNDIT:

Migrantët në Maqedoni, cak i grupeve kriminale (Video)

Migrantët në Maqedoni, cak i grupeve kriminale (Video)

Në raportin e Komisionit Evropian (KE) thuhet se në qendrën për kërim të azilit në Vizbeg të Shkupit, grupe të organituara kriminale operojnë në orët e vona të natës, kur nuk ka sigurim të mjaftueshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në lidhje me këtë, askush nga Ministria për punë dhe politika sociale nuk ka dhënë ndonjë koment për Radio Evropa e Lirë, e as që janë përgjigjur për masat që ndërmerren në këtë drejtim. Përgjigje nuk ka dhënë as drejtori i qendrës së azilit në Vizbeg.

Ndërkaq, Mohamad Arif nga UNHCR nuk mund ta konfirmojë e as komentojë raportin e KE-së, por thekson se obligim i Qeverisë dhe institucioneve përgjegjëse është që të ketë kontrolle të shtuara dhe të kujdesen se kush hynë e kush del nga kjo qendër.


Përndryshe, sipas të dhënave jozyrtare të organizatave ndërkombëtare, vetëm në vitin e kaluar, dhjetëra migrantë janë ankuar se kanë qenë peng të trafikimit, kanë qenë të rrahur dhe u janë zhvatur para.

MPB-ja bën të ditur se në 8 muajt e kaluar janë zbuluar 69 raste të tentimit të trafikimit të thuajse 1500 migrantëve. Padi penale janë ngritur për 57 persona./Telegrafi/