LAJMI I FUNDIT:

Microsoft tani do t’i lejojë përdoruesit e tij “të kyçen pa një fjalëkalim”

Microsoft tani do t’i lejojë përdoruesit e tij “të kyçen pa një fjalëkalim”

Microsoft tanimë ka gjetur një zgjidhje për problemin e njohur të nevojës për të mbajtur mend shumë fjalëkalime: heqja dorë prej tyre krejtësisht.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kompania njoftoi të mërkurën se do të prezantojë një opsion “llogari pa fjalëkalim” për të gjithë përdoruesit e disa shërbimeve të njohura si Microsoft Outlook dhe Microsoft OneDrive në javët e ardhshme.

Microsoft më parë e bëri këtë opsion të disponueshëm për llogaritë e korporatave në mars.


“Tani mund ta hiqni plotësisht fjalëkalimin nga llogaria juaj në Microsoft”, shkroi Vasu Jakkal, nënkryetari i korporatës i sigurisë,…, në një postim në blog të mërkurën.

Në vend të fjalëkalimeve, Microsoft (MSFT) do t’i lejojë përdoruesit të hyjnë në këto shërbime ose me aplikacionin Authenticator të kompanisë, i cili prodhon një kod identifikimi me numër unik çdo disa sekonda, ose me Windows Hello, i cili lejon përdoruesit të identifikohen duke përdorur “njohjen e fytyrës”, një gjurmë gishtash, ose një pin unik.

Përdoruesit e Microsoft gjithashtu mund të blejnë një çelës “sigurie të jashtëm”, si një “makinë USB” me informacionin e kyçjes të ruajtur në të, ose të regjistrojnë një numër telefoni të cilit Microsoft i dërgon një kod verifikimi.

Ndryshimi nga Microsoft vjen pas një rritje të sulmeve kibernetike gjatë vitit të kaluar. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Teknologji
Shqipëria ndali qasjen në TikTok - VPN sheh rritje prej 1200 për qind të përdorimit për të hyrë në rrjet social

Shqipëria ndali qasjen në TikTok - VPN sheh rritje prej 1200 për qind të përdorimit për të hyrë në rrjet social

Teknologji
Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Teknologji
Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Teknologji
Irani heq ndalimin e WhatsApp dhe Google Play

Irani heq ndalimin e WhatsApp dhe Google Play

Sa kushton prodhimi i modelit më të fuqishëm të iPhone 16?

Sa kushton prodhimi i modelit më të fuqishëm të iPhone 16?

Teknologji
Kalo në kategori