LAJMI I FUNDIT:

Microsoft me Xbox të ri, kundër PlayStation 4!

Microsoft me Xbox të ri, kundër PlayStation 4!

Micrososft mund ta prezantojë gjeneratën e re të konsolës së saj të famshme Xbox, gjatë muajit maj, saktësisht më 21 maj 2013.

Sipas The Verge, fillimisht Microsoft kishte planifikuar të zbulojë modelin e ri të konsolës Xbox gjatë muajit prill, mirëpo më pas e ka shtyrë lansimin e saj për në muajin maj. Burimi i lajmit thotë se brenda kompanisë, Xbox i ri është emërtuar Durango.

Debutimi i ri i konsolës së Microsoft është menduar të konkurrojë me modelin e ri të konsolës së kompanisë Sony, PlayStation 4. Të gjitha detajet për konsolën e re pritet të prezantohen në konferencën e famshme, E3. / Telegrafi /