Mickoski për Marrëveshjen e Ohrit: Në kohën e nënshkrimit nuk e ka kënaqur asnjërën palë

“Duhet të jemi realist dhe hapur të thuhet se nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë në atë kohë nuk e ka lumturuar dhe kënaqur asnjë palë, por duhet pranuar se ishte Marrëveshja Kornizë ajo që solli paqen në vend”, tha sot kryeministri i RMV-së Hristijan Mickoski, në seancën e qeverisë me rastin e 23 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit në vitin 2001.
Mickoski tha se marrëdhëniet ndëretnike janë shtylla e shoqërisë në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Fakti që jemi të ndryshëm për nga etnia dhe feja nuk na bën të ndryshëm për nga prioritetet dhe nevojat. Ne kemi të njëjtat probleme të përbashkëta dhe prandaj duhet t’i zgjidhim ato probleme së bashku. Jo të gjithë kontribuojnë njëlloj në këtë proces, por pyetja thelbësore është se cilat janë motivet? Abuzohen me temat etnike dhe në emër të saj ndërtohen karriera. Për disa parti politike Marrëveshja Kornizë është më e mira vetëm kur janë në pushtet, por kur janë në opozitë, menjëherë dalin me kritika, duke harruar se sa i shtrenjtë është çmimi i asaj marrëveshjeje”.
“Ata e përdorin këtë si një platformë për të ndërtuar karriera dhe koalicione biznesi. Dhe kur flasin për vlerat evropiane, dijeni se atëherë ato i shkelin më së shumti ato vlera. Sa i kënaqur është njeriu i zakonshëm sot? Unë refuzoj të futem në peripecitë etnike të individëve, por le të shohim së bashku se sa mund të përmirësojmë jetën e njerëzve. Marrëveshja kornizë është pjesë e Kushtetutës dhe ajo që nuk është përfunduar janë problemet reale të bashkëqytetarëve tanë”, tha Mickoski./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa