LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Pagat duhet të rriten, por edhe të mos ketë inflacion

Mickoski: Pagat duhet të rriten, por edhe të mos ketë inflacion

Kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski në lidhje me akuzat e LSDM-së se Qeveria e Mickoskit nuk ka përmbushur premtimin parazgjedhor për rritje të pagave tha se pagat duhet të rriten dhe të kenë vlerë.

“Pagat duhet të rriten dhe të kenë vlerë, ndërsa ne do të bëjmë gjithçka që të rriten pagat, por edhe të kenë vlerë, të mos ketë inflacion”, u shpreh Mickoski.

Ai shtoi se LSDM po manipulon dhe ofendon qytetarët, ndërsa Qeveria po punon sipas programit zgjedhor për shkak se ky program ka marrë afër 450.000 vota.


“Ata le të vazhdojnë me gënjeshtra. Tani kanë më pak mundësi për vjedhje për shkak se ata që vodhën, shumë shpejt do të jenë para drejtësisë. Ata le të vazhdojnë me gënjeshtra, ne do të vazhdojmë me punë. Ky është qëllimi ynë”, tha Mickoski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori