Mickoski: Nuk është fqinjësi e mirë nëse njëra palë poshtërohet dhe tjetra gëzohet

Kryeministri Hristijan Mickoski sot shprehu gatishmërinë për t’u ulur në tryezë me presidentin bullgar Rumen Radev dhe liderin e GERB-it, Boyko Borisov, nëse ai përsëri bëhet kryeministër, por thekson se gjetja e një zgjidhjeje është rrugë e dyanshme dhe se nuk mund të jemi mirë me fqinjët nëse nuk kemi respekt të ndërsjellë.
“Më vjen keq që mesazhe të tilla po vijnë nga fqinji ynë lindor. Mendoja se ky lloj mesazhesh anakronike ishin pjesë e mesjetës, por fatkeqësisht, në Evropën moderne të shekullit të 21-të, ende kishte politikanë si ju që citoni (Radev). Unë jam i gatshëm të ulem dhe të flas me secilin prej tyre. I uroj zotit Borisov të formojë Qeverinë në Bullgari, sepse ne vijmë nga Partia Popullore Evropiane dhe është logjike që fqinji ynë lindor të ketë një kryeministër që vjen nga e njëjta familje.
Por mesazhi im është edhe se kanë kaluar kohët kur këtu në vendin tonë ka pasur politikanë servilë, të cilët kanë kërrusur kurrizin, që janë gjunjëzuar dhe kanë nënshkruar gjithçka që është vënë në tavolinë”, tha Mickoski.
Deklarata e tij vjen pasi presidenti bullgar Rumen Radev tha sot se “qeveria e re në Maqedoninë e Veriut ka treguar se frika më e madhe e klasës politike në këtë vend është të njohë vetë ekzistencën e fjalëve “bullgar” dhe “bullgarët”.
“Unë jam për respektimin e marrëveshjeve, është rrugë e dyanshme. Unë jam për krijimin e miqësive me fqinjët, fqinjët janë fakt dhe ne nuk mund t’i shpëtojmë këtij fakti. Unë jam për ndërtimin e urave, por në të njëjtën kohë respektimin e njëri-tjetrit. Ne nuk mund të jemi fqinjë të mirë nëse nuk kemi respekt të ndërsjellë. Nuk është fqinjësi e mirë nëse njëra palë poshtërohet dhe pala tjetër gëzohet. Nuk është fqinjësi e mirë, është turp për njërën palë, e pala tjetër nuk e realizoi qëllimin e saj”, tha Mickoski./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Aksident në dalje të Prishtinës, te rrethi i FSK-së – Policia dhe ambulanca në vendngjarje

Lëkundje tërmeti në Shqipëri

Deputeti i LVV-së, Thaçi: I kemi numrat për zgjedhjen e kryeparlamentarit

Rexhaj i LVV-së: Ka pasur takime me Limajn për votimin e Albulena Haxhiut kryeparlamentare

Kurti për qëndrimet e patriarkut Porfirije në Kremlin: E vendos rajonin në një rrezik serioz

Sot vazhdimi i seancës konstituive, a do t’i ketë LVV votat e nevojshme për zgjedhjen e kryeparlamentarit?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Fituesi i "The Voice Australia", Lachie Gill thotë se nuk është takuar me mentoren e tij Rita Ora që nga mbarimi i spektakliti

Trump: Rusia bëri kompromis të madh, nuk e dëshiron tërë Ukrainën

Perez bën premtim tek lojtarët e Real Madridit nëse mposhtin Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit

Bota në prag të një lufte të re

Dodik kërcënon se do ta arrestojë Përfaqësuesin e Lartë, Schmidt

Real Madrid TV publikon video të gjyqtarit që do ta drejtojë finalen e Kupës së Mbretit