LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Nëse qeveria aktuale mposhtet në zgjedhjet lokale, do të organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare

Mickoski: Nëse qeveria aktuale mposhtet në zgjedhjet lokale, do të organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se nëse në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtë të vitit 2025, qeveria aktuale mposhtet nga partitë opozitare, atëherë do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Në të kundërtën, Mickoski thotë se partitë opozitare duhet të reformohen dhe të garojnë në zgjedhje të rregullta parlamentare me kuadro të reja.

“Nëse këtë qeveri qytetarët e mposhtin në ato zgjedhje lokale, është logjike që të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare pas kësaj, të mos na ndodhë si në vitin 2021. Por nëse kjo qeveri i mposht partitë e tanishme opozitare në zgjedhjet lokale, atëherë presim përfundimisht t’i përkushtohen vetvetes, të ristrukturohen, në kuadro dhe në program të rifreskohen dhe të munden në zgjedhjet e rregullta parlamentare të dalin me program të dhe zgjidhje të reja të kuadrove”, tha Mickoski.


Mickoski tha sot se strategjia e BDI-së dhe Ali Ahmetit është që të kthehen në një temë që në përgjithësi do të ketë për qëllim polarizimin e popullatës, mundësisht etnikisht. Kryeministri thotë se nuk do ta lejojnë këtë si Qeveri.

“Po punohet në shumë raste që kanë të bëjnë me ish-zyrtarë të lartë të BDI-së dhe opinioni shumë shpejt do ta shohë se cili është motivi i vërtetë i BDI-së dhe shqetësimi i tyre”, theksoi kryeministri gjatë vizitës në ZZHTI Kërçovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Lajme
Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Lajme
Zgjedhjet e shkurtit, Abdixhiku: Nuk arritëm rezultatin e menduar, por jemi rritur

Zgjedhjet e shkurtit, Abdixhiku: Nuk arritëm rezultatin e menduar, por jemi rritur

Lajme
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme
Një person plagoset me armë zjarri nga dy pasagjerë në Prishtinë, të dyshuarit arratisen

Një person plagoset me armë zjarri nga dy pasagjerë në Prishtinë, të dyshuarit arratisen

Kronika e Zezë
Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Lajme
Kalo në kategori