LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Jemi për eurointegrime, por BE vazhdimisht po tregohet e padrejtë ndaj nesh

Mickoski: Jemi për eurointegrime, por BE vazhdimisht po tregohet e padrejtë ndaj nesh

Kryeministri dhe kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, sot edhe një herë ka ritheksuar se vendi është pa mëdyshje i vendosur për të vazhduar në rrugën e integrimeve evropiane.

Ndarja e Shqipërisë, vlerësoi ai, nuk nënkupton anëtarësimin e saj të shpejtë në Union ndërsa me lëvizje të këtilla BE-ja vazhdimisht tregon padrejtësi ndaj nesh.

Frika se do të bëhemi shtet i robëruar, tha Mickoski, janë të pakuptimta dhe janë rezultat i dinamikave të brendshme ditore-politike.


“Me ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia në procesin e anëtarësimit, i keni bërë shërbim të keq të gjithë skeptikëve dhe të gjitha forcave që nuk besojnë në BE. Ne besojmë në BE. Dhe besojmë në atë se anëtarësimi i Maqedonisë në BE është prioriteti ynë strategjik. Anëtarësimi në BE është një faktor koheziv në të gjitha linjat e shoqërisë, nga etnik në atë politik. Dhe ne jemi të vendosur pa mëdyshje të vazhdojmë në atë rrugë. BE-ja vazhdimisht tregon padrejtësi ndaj nesh me lëvizje të këtilla. Edhe pse lëvizja dhe ndarja e Shqipërisë nuk nënkupton anëtarësimin e saj të shpejtë në Union, nuk është hera e parë për ne. Ne ishim në të njëjtin grup me Bullgarinë dhe Rumaninë, pastaj me Kroacinë, pastaj me Serbinë dhe Malin e Zi dhe në fund me Shqipërinë. Jam i bindur se do të takohemi sërish në atë rrugë dhe kjo është e qartë për të gjithë ata që e njohin procesin e zgjerimit dhe situatën në BE, por megjithatë, nuk duhet të lëmë skeptikët të fitojnë dhe vendi të mbetet i mbërthyer në kotësi gjeopolitike. Anëtarësimi në Union duhet të jetë i gjallë, procesi duhet të jetë i gjallë dhe ne do të ofrojmë propozime dhe zgjidhje për tejkalimin e kësaj situate status kuo. Në të njëjtën kohë do të punojmë me përkushtim në reformat për anëtarësim në Union dhe do ta ndryshojmë realitetin e keq, është për të mirën tonë dhe jemi të vetëdijshëm për këtë”, theksoi Mickoski në fjalimin e tij në konferencën e 33-të vjetore të UFR-së të OBRM-PDUKM-së që u mbajt në Ohër.

Ai paralajmëroi se përmes kanaleve të ndryshme institucionale do të drejtohet dhe do të punojë me Komisionin Evropian dhe me partnerët për gjetjen e një zgjidhjeje dinjitoze dhe në përputhje me interesat kombëtare.

“Diktate, për të qenë i qartë, nuk i pranoj. Ky proces kërkon mirëkuptim edhe nga Unioni, i cili presim të tregojë të njëjtin besim në të ardhmen evropiane të rajonit tonë siç është edhe besimi ynë. Maqedonia dhe qytetarët tanë kanë dhënë shumë dhe kanë qenë peng i problemeve dhe kërkesave dypalëshe për një kohë të gjatë. Unë nuk jam duke kërkuar ngushëllim dhe pretekste. Kërkoj respekt për popullin tim. Ne planifikojmë të përfshijmë në procese opozitën kur të vijë koha. Nuk do të premtojmë gjëra që janë të paarritshme, por nuk do të lëml shansin që edhe të konsultohemi me opozitën dhe të kërkojmë mbështetje për përpjekjet tona. Megjithatë, synimet tona janë të përbashkëta dhe nuk kemi asnjë dyshim për këtë. Tashmë javën e ardhshme do t’u dërgoj një letër të gjithë të përfshirëve në të cilën do të shpall dhe konfirmoj vullnetin tim të qartë për dialog, reforma dhe gjetjen e një zgjidhjeje. Unë jam në dispozicion për ide dhe dialog dhe këtë duhet ta dinë të gjithë skeptikët. Tema të tilla si izolimi janë më shumë frikë dhe barrë psikologjike për skeptikët me prejardhje të ndryshme. Do të ecim përpara, do apo nuk do dikush”, nënvizoi Mickoski.

Përmendi se edhe ai personalisht nuk ka nevojë për pushtet me çdo kusht.

“E kam thënë që në momentin e parë kur u bëra kryetar i partisë më të madhe politike në Maqedoni, VMRO-DPMNE, e cila kaloi nëpër sfida dhe mundime jashtëzakonisht të vështira, do të thoja anormale për të arritur këtë mbështetje të madhe që ka sot. Nuk kam nevojë për pushtet. Dua të ndryshoj diçka, dua të përmirësoj. Kjo është shpresa ime dhe ideali im për të cilin kam folur që nga fillimi i këtij fjalimi”, theksoi Mickoski. 

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori