LAJMI I FUNDIT:

Michel Platini propozon që futbolli të luhet me 10 lojtarë

Michel Platini propozon që futbolli të luhet me 10 lojtarë

Ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini, propozon që skuadrat të luajnë me vetëm dhjetë lojtarë në fushë.

Kjo do të krijonte më shumë hapësira dhe do t’u lejonte lojtarëve të vraponin më shumë. Ai argumenton se në vitin 1900, kur u miratua numri i 11 lojtarëve, futbollistët ishin më të ngadaltë dhe fizikisht më të dobët.

“Nevojitet të hiqet një, e skuadrat të luajmë me dhjetë lojtarë. Në 1900, filloi të luhej me 11 lojtarë, por në atë kohë lojtarët vraponin më pak, ishin më të ngadaltë dhe gjithashtu më pak të fortë fizikisht. Kështu që mund të jetë një gjë e mirë të kufizohet numri i lojtarëve sepse do të lironte hapësira në fushë”.


Ideja e ish-presidentit të UEFA-s dhe 3 herë fituesit të Topit të Artë lidhet me analizën e futbollit të sotëm: “Njerëzit e brezit tim nuk shikojnë më futbollin që luhej më parë. Bëhen shumë pasime prapa se sa përpara”.

“Nuk dua të bëhem kritik, por në epokën time kemi parë më shumë futboll sulmues”, ka shtuar më tej ai.

Ky propozim do të sillte një revolucion në sport, në një kohë kur figura si Marco Van Basten është përpjekur gjithashtu të evoluonte rregullat e lojës.

Platini shpreson se kjo ide do të rinovojë emocionin në futbollin modern. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Premier League
Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Ndërkombëtare
Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Premier League
Transferimi i ri i Interit arrin në Itali për testet mjekësore

Transferimi i ri i Interit arrin në Itali për testet mjekësore

Serie A
Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Barcelona ia lejon yllit të ekipit largimin në verë – pritet kalimi i tij në Ligën Premier

Barcelona ia lejon yllit të ekipit largimin në verë – pritet kalimi i tij në Ligën Premier

Premier League
Kalo në kategori