LAJMI I FUNDIT:

MF-Maqedoni: Prezantimi i ribalancimit të Buxhetit për masat e ardhshme është bërë së bashku me komunitetin e biznesit

MF-Maqedoni: Prezantimi i ribalancimit të Buxhetit për masat e ardhshme është bërë së bashku me komunitetin e biznesit

Procesi zhvillohet në konsultim me institucionet financiare ndërkombëtare, janë marrë parasysh përvojat e vendeve të tjera dhe sot në një takim të përbashkët në Ministrinë e Financave, ministri Fatmir Besimi me ekipin e tij diskutoi me përfaqësues të komunitetit të biznesit për masat dhe politikat që janë planifikuar si dhe objektivat e ribalancimit të Buxhetit për vitin 2022 që u miratua nga Kuvendi.

Folësit ranë dakord se kjo krizë ka një ndikim të madh dhe të gjithë duhet ta shohin atë realisht dhe të mbajnë mbi supe një pjesë të barrës. Është një garë që nuk kërkon shpejtim, por zgjidhje të qëndrueshme në afat të gjatë, u tha në takim.

Prandaj, masat duhet të synojnë ata që janë më të prekur nga kriza.


“Qasja jonë ndaj punës është gjithëpërfshirja e të gjithë aktorëve. Kjo është një periudhë në të cilën po përballemi me një krizë dhe duhet thënë qartë se është një goditje e madhe e jashtme, të cilës duhet t’i përshtatemi, t’u përgjigjemi sfidave dhe të menaxhojmë me përgjegjësi financat publike”, tha ministri i Financave.

Ministri prezantoi objektivat e Ribalancimit të Buxhetit, ku theksi u vu në mbështetjen e ekonomisë dhe atë që po bëhet për t’iu përgjigjur sfidave që sjell kriza në periudhën e ardhshme, përmes masave të synuara.

Ai shtoi se në drejtimin në të cilin Ministria po lëviz në krijimin e politikave, bashkëpunimi me sektorin privat është jashtëzakonisht i rëndësishëm, me të cilin së bashku duhet t’u përgjigjemi sfidave të krizës energjetike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Vrasja e Liridona Ademaj, sillet në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Vrasja e Liridona Ademaj, sillet në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Lajme
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
Qeveria e Kosovës ndan gjysmë milioni euro për Gazën

Qeveria e Kosovës ndan gjysmë milioni euro për Gazën

Lajme
Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore

Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore

Kronika e Zezë
Kalo në kategori