Mexhiti: Në vitin 2024 do të ketë masa më rigoroze për pirjen e duhanit

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti paralajmëroi se në vitin 2024 do të ketë masa më rigoroze për pirjen e duhanit.
“Sot flasim në kolegjiumin e rregullt të së hënës me shërbimet në Ministri. Do të ketë masa rigoroze për pirjen e duhanit në vitin e ardhshëm, 2024, ndërkaq u nënshkrua protokoll me Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Le ta mendojnë duhanpirësit se si më tej”, tha në përgjigjen e tij ministri Mexhiti.
Në pyetjen se deri ku është procesi për përfshirje të të gjithë pacientëve me fibrozë cistike me medikamentin “trikafta”, Mexhiti theksoi se bëhet fjalë për zgjidhje pragmatike dhe gjithëpërfshirëse.
“Këta pacientë ishin të kyçur nga dita e parë kur unë erdha ministër pas një muaji unë e solla “trikaftën” e parë, për ata tetë të parët e planifikuar, e më pas 12 pacientë, apo me çmim më të lirë në mënyrë që të mund ta rrisim numrin e pacientëve, atë që askush nuk besonte deri më tani. Unë personalisht besoja në vete dhe për aq kohë të shkurtë e zgjidha këtë problem. Ashtu do të veprojmë, do të duhet saktë të caktohet lokacioni ku do të kujdesen më tej pacientët, sepse nuk kishte as komision profesional dhe as protokolle të qarta”, theksoi Mexhiti.
Për spitalet në Kërçovë dhe Shtip, Mexhiti përsëriti se dy marrëveshjet për ndërtim të objekteve të atjeshme janë anuluar.
“Marrëveshja është anuluar për Kërçovën, po ashtu edhe për spitalin në Shtip, për shkak të arsyeve pragmatike në mënyrë që të mos lejohet të vazhdohen të zvarriten problemet, për shkak të pragmatizmit dhe do të qaset drejt procedurës së re për realizim të këtyre projekteve”, theksoi Mexhiti.
Për punësimet e reja në shëndetësi, Ministri tha se tani me vendimin e ri nuk do të varen nga Ministria e Financave për furnizimet publike për ashensorë të rinj në Spitalin Klinik të Tetovës Mexhiti theksoi se procesi është në komision të shkallës së dytë dhe anulohet dy herë, ndërsa potencoi se ka siguruar mjete për t’u furnizuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vula dhe logoja e PD, Alibeaj tërhiqet nga rekursi në Gjykatën e Lartë: Kanë ndryshuar pozitat

Kallëzim penal ndaj drejtorit të shkollës fillore në Strugë, ka marrë certifikatë false të gjuhës angleze

Ka nisur numërimi i votave me kusht – KQZ pret që nesër të përfundojë procesi

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës