Kryetari i Çairit, Izet Mexhiti, tha se kërkesa e votuesve dhe strukturave partiake është e qartë dhe se ata dëshirojnë bashkimin e VLEN-it.

Ai tha se konform kësaj kërkesa liderët e partive janë duke vepruar. Ai përmendi veprimin e Besës për të shkarkuar organet e Besës, ndërsa tha se këtë po e bën edhe Fetahu dhe Azir Aliu, deputetja Mimoza Musa, si dhe Ilir Demiri, për të cilin tha se është deputeti i radhës që i bashkëngjitet VLEN-it.


“Këto ditë me siguri po përgatitet edhe Lëvizja Demokratike që të thirret kuvendin themelues për tu shkrirë dhe për ta bërë VLEN-in një parti”, tha Mexhiti.

I pyetur nëse Alternativa nuk e pranon idenë me bashkëkryetar por kërkon me rotacion, Mexhiti tha se po bisedohet me argumente pro dhe kontra.