LAJMI I FUNDIT:

Mexhiti: Aparat të ri anestezioni dhe respirator për spitalin e Velesit

Mexhiti: Aparat të ri anestezioni dhe respirator për spitalin e Velesit

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, mëngjesin e sotëm ka vizituar Spitalin e Përgjithshëm të Velesit me rastin e blerjes së pajisjeve të reja mjekësore për këtë institucion.

“Sot jemi në vizitë në Spitalin e Përgjithshëm në Veles me rastin e blerjes së pajisjeve të reja mjekësore. Bëhet fjalë për aparatin e ri anestezion të blerë nga Ministria e Shëndetësisë në vlerë prej 4 milionë denarë. Kjo aparaturë, e vendosur tashmë në sallën e operacionit, nevojitet për funksionimin më të mirë të repartit të anestezisë” tha Mexhiti.

Gjithashtu, ai shtoi se mjete në vlerë prej 3 milionë e gjysmë denarë i kanë blerë edhe një respirator të ri. Ai theksoi se po investojnë në blerjen e pajisjeve të reja mjekësore. Kanë dyfishuar edhe buxhetin për këtë qëllim, nga 2.6 në 5 milionë euro dhe kanë siguruar pajisje të reja dhe bashkëkohore në më shumë se 15 institucione shëndetësore.


“Brenda një viti bëmë fuqizim serioz të shëndetit publik me pajisje, rikonstruksione dhe ilaçe të reja. Edhe në periudhën në vijim, do vazhdojmë të bëjmë ndryshime pozitive në një nga shtyllat më të rëndësishme, që është sektori i shëndetësisë”, thekson Mexhiti. /Telergafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Lajme
U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Lajme
KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori