LAJMI I FUNDIT:

Mexhiti: Ali Ahmeti nuk e mbajti premtimin për dorëheqje, është i harxhuar

Mexhiti: Ali Ahmeti nuk e mbajti premtimin për dorëheqje, është i harxhuar

Zv. kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka kritikuar Ali Ahmetin për mosmbajtjen e premtimit të tij për t’u tërhequr nga politika pas anëtarësimit të vendit në NATO.

Mexhiti në intervistën për emisionin “Samo Intervju” në “Kanal 5”, kujtoi se Ahmeti në vitin 2015 kishte deklaruar se do të largohej nga skena politike pas përfundimit të këtij procesi, duke i lënë vendin gjeneratave të reja për të çuar përpara integrimin evropian të vendit.

“Ai paralajmëroi se do të tërhiqej pas anëtarësimit në NATO, por nuk e bëri. Ai duhej të largohej në atë moment, gjë që do të vlerësohej si nga ata që e kanë mbështetur, ashtu edhe nga ata që e kanë kundërshtuar. Do të kishte vendosur një standard të ri në politikë. Mirëpo, ai vazhdoi të merret me politikë, duke konsumuar gjithnjë e më shumë veten,” tha Mexhiti.


Deklarata e tij vjen në një kohë kur debati për lidershipin dhe ndryshimet brenda BDI-së po bëhet gjithnjë më i ashpër, ndërsa figura të rëndësishme brenda partisë kanë filluar të kërkojnë një qasje të re politike.

Mexhiti, ka bërë të ditur se koalicioni VLEN po funksionon me sukses dhe se ekziston mundësia që pas zgjedhjeve lokale të shndërrohet në një parti të vetme.

Mexhiti theksoi se VLEN ka arritur të ndërtojë një model të suksesshëm bashkëpunimi mes partive të ndryshme, duke funksionuar në mënyrë efikase si në fushatë, ashtu edhe në hartimin e programit qeveritar dhe bashkëqeverisjen./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Lajme
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori