LAJMI I FUNDIT:

Metro Firefox

Metro Firefox

Si do të duket Firefox i punuar për Metro, e të cilin Mozilla e paralajmëroi kah fillimi i vitit ?

Disa ide për këtë, dhe atë mjaft të bukura duhet thënë, mund ti nxjerrim nga ky prezantim në SlideShare. Për paraqitje janë përdorur ekranet virtual të kompjuterit të tavolinës ose portativit, pajisje mobile me format të vogël sikurse që janë celularët si dhe një tablet fiktiv me Windows 8.

Për ata të cilët mendojnë ta përdorin në celularët me Windows 8 aty është edhe një mënyrë e veçantë “për lexim” në ekranet e vegjël, ndërsa e njëjta gjë paralajmërohet edhe për pajisjet me Android në të cilat ekzekutohet Firefox. /Telegrafi/