PRP (Platelet Rich Plasma) është plazmë gjaku e pasur me trombocite, e cila tashmë disa vite me sukses përdoret në mjekësi për shkak të efektit të fuqishëm në rigjenerimin dhe shërimin e indeve.
Dr. med. Nijazi Ahmeti
Plazma e pasur me trombocite përmban faktorë të shumtë të rritjes dhe të proteinave bioaktive, të cilat ndikojnë edhe në rigjenerimin dhe përtëritjen e flokëve.
Në cilat raste mund të aplikohet metoda PRP?
Humbja dhe rënia e flokëve te alopecia gjenetike e kushtëzuar gjenetikisht, alopecia autoimune apo alopeci të tjera serioze që shumë shpesh paraqet problem terapeutik. Me aplikimin e metodës PRP është e mundshme te gjendjet e sipërpërmendura të nxitet rritja e flokëve të rinj.
Qimja e hollë bëhet më e trashë, ndërkaq flokët e rralla bëhen më të dendura. Faktorët e rritjes dhe citokinet, të cilët lirohen gjatë terapisë PRP stimulojnë folikulat ekzistuese të qimeve, ndikojnë në krijimin e enëve të reja të gjakut, rigjenerojnë dhe përtërijnë indet e kokës.
Me aplikimin e metodës PRP deri tani nuk janë shënuar efekte të padëshirueshme, por mund të kombinohet edhe me terapinë tjetër standarde për shërimin e alopecisë.
Aplikimi i PRP terapisë tek alopecia androgjene
PRP terapia – përdoret me sukses tek alopecia androgjene, alopecia areate dhe te vragat e alopecisë nga shkaktarët e ndryshëm. Alopecia androgjene mund të shërohet me sukses me terapinë PRP.
Rezultate më të mira arrihen në fazat fillestare të rrallimit të flokëve. Me terapi aktivizohen folikulat e qimeve të cilat nga faza e pushimit kalojnë në fazë aktive të rritjes.
Aplikimi i metodës PRP tek meshkujt me alopeci androgjene
Terapia PRP është e indikuar te meshkujt me qime të rralluara dhe humbje flokësh në pjesët ballore dhe te rrallimi i flokëve në pjesën e majës së kokës.
Terapia jep rezultate më të dobëta në fazat e vonshme, kur humbja e flokëve përfshin sipërfaqen e majës së kokës dhe bashkohet me rrallimin e qimeve në pjesët ballore.
Sa më herët që të fillohet terapia, është më e madhe rritja e sërishme e flokëve.
Aplikimi i metodës PRP te femrat me alopeci androgjene
Te femrat me alopeci androgjene metoda PRP aplikohet tek rrallimi difuz i qimeve në pjesën e majës së kokës, në të gjitha fazat.
Efekte të mira të terapisë arrihen në më shumë se 80% të rasteve. Qimja bëhet më e trashë, zvogëlohet rrallimi i flokëve, ndërpritet rënia e mëtejshme e tyre dhe procesi i miniaturalizimit.
Për arritjen e rezultateve të dukshme janë të nevojshëm të bëhen 2 – 3 tretmanë në intervale deri në 4 muaj. Efekti i PRP terapisë zgjat rreth një vit, pas së cilës procedurën duhet përsëritur.
Aplikimi i metodës PRP te alopecia areata (rënia e qimeve në fusha)
PRP terapia mund të aplikohet te ata pacientë të cilët disa herë kanë pasur shfaqje të fushave alopecike dhe te të cilët terapia standarde me kortikosteroide dhe minoxidil nuk ka dhënë rezultate të pritura.
Pas PRP terapisë vërehet rritje e konsiderueshme e qimeve në regjionet alopecike. Për arritjen e rezultateve të mira duhet të bëhen 3-4 tretmanë në intervale 1-2 muaj.
Terapia mund të aplikohet edhe në vetulla, nëse i ka përfshirë sëmundja. Duke pasur parasysh që rrjedha e sëmundjes me alopeci areata është plotësisht e paparashikueshme, rezultatet të cilat arrihen me PRP terapinë shihen në shfaqjen shumë të rrallë të fushave alopecike. PRP-ja jep rezultate më të dobëta tek alopecia universalis – humbja totale e të gjitha qimeve në trup.
Aplikimi i metodës PRP tek alopecia me vraga
Disa sëmundje (liheni planopilar, folikuliti kronik dhe lupusi diskoid) janë gjendje të shkaktuara me reaksione të ndryshme inflamatore nëpër kokë të cilat shkatërrojnë folikulat e qimeve me humbjen përfundimtare të flokëve në rajonet e përfshira.
Nëse me procesin inflamator nuk janë shkatërruar qelizat amë në folikulën e qimeve dhe në gjëndrat dhjamore, me terapinë PRP mund të stimulohen për rritje të sërishme. Gjithashtu, në këto raste me metodën PRP me sukses kontrollohen inflamacioni dhe progresi i sëmundjeve themelore.
Metoda PRP është e ndikuar në rastet kur terapia standarde (kortikosteroide, antibiotikët) nuk ka dhënë rezultate të pritura. Duhet të bëhen 3 – 4 tretmanë në intervale të ndryshme 1 – 2 muaj.
Nëse te alopecia cikatriciale janë shkatërruar të gjitha qelizat amë të cilat mund të japin qime të reja, humbja e flokëve është e përhershme, ndërsa terapia PRP nuk do të japë rezultate.
Metoda PRP dhe transplantimi i flokëve
Pas transplantimit të bërë të flokëve, aplikimi i terapisë PRP mundëson rritje të flokut, shërim të shpejtë të plagëve dhe mirëmbajtje efikase të folikulave të mbjella të qimeve.
Çfarë është procedura te aplikimi i PRP terapisë?
Për t’u përftuar plazma e pasur me trombocite, e cila do të aplikohet në lëkurën e kokës, pacientit i merret një sasi e vogël gjaku. Pas centriguimit të gjakut, me ndarje përftohet plazma e pasur me trombocite, e cila do të lirojë faktorët e rritjes dhe citokinat.
Pas ndarjes plazma e gjakut injektohet me shpime të shumta me gjilpëra miniaturale në lëkurën e kokës. Pacientit paraprakisht i jepet anestetik lokal, andaj ndjenja e pakëndshme gjatë tretmanit reduktohet në minimum.
Me këtë procedurë stimulohet rritjen e folikulave të qimeve, krijohen enë të reja të gjakut dhe përtëriten indet e kokës. Pas tretmanit nuk ka kurrfarë reaksione të padëshirueshme, pos skuqjes së lehtë e cila zhduket 24 orë pas intervenimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Përse kolla zgjat edhe kur ftohja kalon: A është koha të shkoni te pulmologu?
Gjëndra tiroide kontrollon metabolizmin: Më së shumti ndikon në shëndetin e këtyre organeve!
Mënyrat më të mira për t’i zbardhur dhëmbët në mënyrë natyrale në shtëpi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama