Gjendja e shkaktuar nga virusi Covid-19 nuk është luftë. Përkufizimi i luftës shprehet me këto terma: “Dukuri kolektive që ka trajtën e saj dalluese në dhunën e armatosur, e vënë në veprim nga grupe të organizuara” (cfr. Enciklopedia Treccani). Sipas këtij përkufizimi, gjendja e shkaktuar nga Covid-19, ka vetëm një kusht për t’u quajtur luftë: nëse ky virus është përdorur si armë biologjike nga ndonjë shtet. Nëse është kështu atëherë duhet të na e thonë. Deri tani kjo nuk është verifikuar edhe pse ndoshta nga dikush mund të jetë hamendësuar. Pra ne nuk jemi në luftë.
Në kohën e gripit spanjoll, askush nuk guxoi të flasë për luftë. E pra, gripi spanjoll preku rreth 200 milionë njerëz dhe shkaktoi 10-50 milionë viktima në një popullsi prej dy miliardë njerëzish. Vetëm në Itali shkaktoi 400 mijë viktima. Por, ndoshta atëherë Evropa e dinte mirë se çfarë ishte lufta e nuk kishte guximin të quante një pandemi luftë. E dinte mirë peshën e fjalës luftë dhe nuk mund ta përdorte atë për një pandemi edhe pse nga më të rrezikshmet e historisë njerëzore.
Atëherë pyetjet që lindin natyrshëm janë dy: pse përdoret fjala “luftë” dhe she si mund ta quajmë ndryshe?
Pyetja e parë më duket e ka përgjigjen jo vetëm në mos kujdesjen ndaj vlerës e peshës që i japim fjalës, e kjo mund të na ndodhë të gjithëve, por edhe në propagandën populiste për justifikimin e masave ekstreme nga ekzekutivë populistë të vendeve të ndryshme (shiko rastin e Hungarinë), përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Në Shqipëri p.sh., ndryshe nga vendet e tjera evropiane, u nxor në rrugë ushtria me rastin e pandemisë (kujtojmë se në Itali u nxor vetëm për transportimin e të vdekurve në një moment të rritjes së numrit) çka edhe sot përbën një nonsens, pasi rendin e mban policia. Në vitet e fundit ushtria është nxjerrë nëpër rrugë në Evropë vetëm pas 11 shtatorit e, nëse është ende në ndonjë qytet të madh evropian, është vetëm për shkak të terrorizmit. Masat ekstreme merren edhe për një pandemi, pa pasur nevojë që të përdoret fjala luftë apo të evokohet ligji i luftës, qoftë edhe si frikësues i “të pabindurve”.
Lufta shkaktohet dhe pësohet. Pas saj ka interesa ekonomike, politike apo etnike. Atëherë, termi “luftë”, mund të përdoret vetëm për interesa të këtij lloji, por nuk i shërben kauzës për ndalimin e Covidit-19 dhe nuk ka lidhje me të. Madje është një abuzim i hapur. Në luftë njerëzit vrasin njëri-tjetrin, mors tua vita mea, jo pse duan të vrasin, por sepse duan të mbijetojnë, ndërsa këtu ne po përpiqemi të shpëtojmë njëri-tjetrin, spitalet tona po kthehen në hapësira të përkujdesjes dhe përkushtimit profesional e po ashtu rruga për të shkuar në spital nuk është e penguar nga asnjë barrikadë e armikut. Nëse pandemia nuk menaxhohet mirë, mund të çojë në një luftë, qoftë edhe duke shqyer njëri-tjetrin në tregun e Kombinatit edhe pse aty mund të ketë dalë ushtria, sepse njeriu me fëmijë të uritur është shumë i dhunshëm.
Lufta është një fjalë e madhe. Nuk mund të shpërdoret apo keqpërdoret kjo fjalë e tmerrshme. Ja si e përshkruan Ungaretti në një poezi të tijën (Përkthimi im):
Përgjim
Një natë e tanë/ i hedhun pranë/ një shoku/ t’masakruem/ me gojën e tij/ t’skërmitun/ drejtue kah hana e plotë/ me ngrimjen/ e duarve të tij/ depërtue/ në heshtjen time/ kam shkrue/ letra plot dashni.
Kurr s’kam kenë/ kaq/ i kapun pas jetës.
Fjala “luftë” gjithashtu nuk mund të përdoret madje as si metaforë, pasi ngjall ndjenja dhe gjendje të pakontrollueshme emocionale dhe shpirtërore tek ata që po përballen me këtë situatë, sidomos më të brishtët. Metafora nxit imagjinatën, kushtëzon mendimet dhe të transporton në ata realitete që ajo don, për të cilat është krijuar, pa të pyetur e sidomos vë në lëvizjen nënvetëdijen tënde në atë drejtim. E gjithsesi mua nuk më duket një metaforë naïve apo e pamenduar, kështuqë duhet të na mbajë të ndezura antenat e reagimit.
Po atëherë si ta quajmë? Emrin ia ka dhënë OBSH: Pandemi. Vetë fjala pandemi, apo edhe fjalë si epidemi, murtajë, virozë etj., mbartin brenda vetes mjaft ngarkesë, pa pasur asnjë nevojë, përveçse instrumentale (apo vetëm mentale), për t’i shtuar fjalë të tjera, që mbartin po aq, e ndoshta edhe më shumë, ngarkesa të tjera të panevojshme. Imagjinoni pak sikur fjalorit të pandemisë, virozës, epidemisë, murtajës t’i shtonim edhe atë të luftës me derivatet e saj sikurse front, betejë, armë, gjobë, arrestim, burg, sekuestrim, dajak, ligj lufte, ushtri e kështu me radhë, sikurse po ndodh de facto, se çfarë do të shkaktonte në humorin dhe në gjendjen psiko- shpirtërore të shumë njerëzve. Për rastin shqiptar megjithatë do të kem rast të shprehem edhe në të ardhmen, sidomos për sa i përket retorikës aspak shpresdhënëse të përdorur në këto kohë.
Rregullat e përballjes me pandeminë nuk u takojnë gjeneralëve, kryeministrave apo presidentëve, as priftërinjve e hoxhallarëve, por specialistëve të fushës, të cilët këshillojnë vendimmarrësit për masat e duhura. Shtetet janë thjeshtë zbatues të normave që vijnë nga ata që marrin vesh. Ndërsa duke e quajtur luftë shtetet marrin në dorë gjithçka, informacionin, ligjet, rregullat, specialistët e kështu ka shumë rrezik që pandemia të shërbejë në shndërrimin e populizmit në autokraci, sikurse duket se po ndodh vende-vende.
Prandaj që ndërgjegjja qytetare dhe intelektuale e një vendi demokratik, nuk duhet dhe nuk mund ta pranojë termin “luftë”, apo ta kalojë atë pa e shoshitur në sitën e kritikës. Ndryshe, në nivel global apo lokal, do të zgjohemi me rregulla lufte, gjuhë dhe trajta belike, nga të cilat do ta kemi vështirë ta marrim veten, me rrezikun e instalimit të sistemeve totalitare apo absolutiste, qoftë ekonomike, politike apo ushtarake.
Kjo pandemi e trajtuar si luftë mund të vërë në rrezik demokracitë perëndimore e të trazojë edhe këtë fshatin tonë të vogël ballkanik që tashmë është në rrezik. Prandaj ta trajtojmë si pandemi duke u ruajtur prej saj me të gjitha mënyrat e mundshme, gjë për të cilën personalisht dhe si Kishë katolike kemi dhënë kontributin tonë, por njëkohësisht të mbajmë të zgjuara ndërgjegjet, në ruajtjen e të drejtave themelore, kushtetuese dhe natyrore, që duhet të kthehen në normalitet, ndërkohë që pandemia shkon drejt kufizimit të saj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
E provuam DeepSeek-un dhe funksionoi mirë derisa nuk e pyetëm për Sheshin Tiananmen dhe Tajvanin
E ardhmja e tij varet nga kjo: A mund të krijojë Erdoğani një lidhje të re me Trumpin?
Lamtumirë fëmijëve të humbur të Gazës: Ju donin, do t’ju kujtojnë, këtë nuk e keni merituar
Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse
Kishte parë ëndërr sa ishte brenda Big Brother, Gresa ia plotëson dëshirën Vullnetin - darkojnë bashkë
Cristiano Ronaldo: Djali im më thotë se një lojtar është më i mirë se unë
"Këngëtare playback", Klajdi me akuza të forta profesionale për Rozanën, ndërhynë Gjesti: Këndon live ti, pse po rren?
A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike
Pak orë para ndeshjes së Man Cityt, shpërthen zjarri te "Etihad Stadium"
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij