Site icon Telegrafi

Meta dëshiron të ndalojë OpenAI, i kërkon Prokurorit të Përgjithshëm të bllokojë lëvizjen që do ta bënte fitimprurëse

Meta Platforms i ka dërguar një letër Prokurorit të Përgjithshëm të Kalifornisë, Rob Bonta, duke i kërkuar atij të bllokojë një lëvizje që do të lejonte OpenAi të bëhej fitimprurës.

Letra e Meta Platforms drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm, Rob Bonta, e raportuar fillimisht nga Ëall Street Journal, pason një urdhër të dorëzuar nga Elon Musk në fund të nëntorit që kërkon gjithashtu të bllokojë OpenAI që të bëhet një firmë fitimprurëse, transmeton Telegrafi.

Meta pretendon në letrën e saj se OpenAI ka arritur të mbledhë miliarda dollarë nga investitorët si pjesë e misionit të saj origjinal jofitimprurës, dhe tani dëshiron të ndryshojë statusin e saj duke ruajtur të gjitha përfitimet që e lejuan të arrijë statusin që ka sot.

“OpenAI nuk duhet të lejohet të shkelë ligjin duke marrë dhe ripërvetësuar asetet që ka ndërtuar për bamirësi dhe duke i përdorur ato për përfitime potencialisht masive private”, thuhet në dokument.

Letra gjithashtu i bën thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të rishikojë praktikat e kaluara të OpenAI si një organizatë jofitimprurëse. /Telegrafi/

 

Exit mobile version