“Mësimi online është zgjidhja më e pranueshme për plotësimin e arsimit në Maqedoni”
Mësimi online është zgjidhja më e pranueshme për plotësimin e asaj që është humbur gjatë vitit shkollor për shkak të virusit korona, vlerëson shumica e qytetarëve në sondazhin e ri e cila me porosi të “Detektorit” është realizuar nga Instituti për hulumtime politike në Shkup.
Sipas anketës, 36.1 për qind konsiderojnë se orët e humbura duhet të plotësohen përmes ligjëratave online, 28 për qind mendojnë se viti shkollor duhet të vazhdohet, ndërsa 8.7 për qind mendojnë se zgjidhja më e mirë është që ajo të plotësohet me mësim gjatë të shtunave.
Diferencimi etnik i qytetarëve që u janë përgjigjur pyetjeve tregon se maqedonasit etnik dhe bashkëqytetarët e tyre nga komuniteti shqiptarë kanë një këndvështrim ndryshe kur bëhet fjalë për mënyrën se si duhet të plotësohet ajo që është lëshuar në këtë vit shkollor për shkak të virusit.
Derisa maqedonasit në shumicë konsiderojnë se zgjidhja më e mirë është mësimi online, shqiptarët konsiderojnë se mësimi duhet të vazhdohet. Kështu, 39.9 për qind e maqedonasve etnik janë për mësim online derisa 25.4 për qind për vazhdim të vitit shkollor, derisa 7.7 për qind për plotësim gjatë të shtunës.
Te komuniteti shqiptar, pjesa më e madhe ose 34.5 për qind konsiderojnë se zgjidhja më e mirë për plotësimin e arsimit për shkak të virusit korona është të vazhdohet viti shkollor, 24.6 për qind janë përcaktuar për mësim online dhe 12.3 për qind për mësim gjatë të shtunave.
Qytetarët nga bashkësitë e tjera etnike janë gjithashtu në shumicë për vazhdim të vitit shkollor. Qëndrim të këtillë ndajnë 37 për qind e qytetarëve të anketuar nga bashkësi të tjera etnike, 32.6 për qind janë për mësim online dhe 6.5 për qind për plotësim të orëve të humbura gjatë të shtunave.
Në Shkup, 92.1 për qind e qytetarëve thonë se ata janë të pajisur në mënyrë adekuate për ta ndjekur mësimin online. Përqindja është e lartë edhe në fshatra. 83.2 për qind e të anketuarve që jetojnë në fshat madje thonë se i kanë të gjitha pajisjet për të ndjekur mësimin online.
Anketa me porosi të “Detektorit” me telefon është realizuar nga IHP Shkup në bazë të ekzemplarit reprezantiv prej 1116 anketuesve në periudhën prej 18 deri 21 mars të këtij viti me margjina të gabimit plus- minus 3 për qind.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çfarë janë myshqet në zorrë, çka ndikon në rritjen e tyre dhe cilat simptoma i japin?
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale