Meshkujt që veshin ngjyrë të kuqe – të nevrikosur dhe agresivë

Një studim i ri ka treguar se meshkujt që veshin ngjyrë të kuqe rezultojnë të jenë të nevrikosur dhe agresivë. Kërkuesit thonë se zbulimet mund të kenë paralele në natyrë dhe mund të ofrojnë të dhëna nëse është e këshillueshme të veshësh ngjyrë të kuqe në situata të caktuara sociale.
Një bluzë me ngjyrën e gabuar mund të ketë pasoja fatale për mbarëvajtjen e një takimi, thotë një studim i ri. Sipas kërkuesve, meshkujt që veshin nuancat e të kuqes perceptohen si agresivë. Ja përse duhet të tregoheni të kujdesshëm kur zgjidhni veshjen.
Kur 50 meshkuj dhe 50 femra dolën vullnetarë për të marrë pjesë në hulumtim, atyre iu treguan imazhe të burrave të veshur në bluza me ngjyra të ndryshme. Më pas, ata vlerësuan ata që mbanin veshje të kuqe si më agresivë dhe më të nevrikosur sesa ata që ishin veshur kaltër ose gri.
Megjithatë, ndërsa vullnetarët meshkuj prireshin të konsideronin burrat me të kuqe si “dominantë”, vullnetaret femra nuk mendonin kështu.
Drejtuesi i studimit, Rob Barton, profesor i Antropologjisë Evolucionare në Universitetin Durham, tha se e kuqja shpesh ofron sinjale agresioni te kafshët dhe tendenca te meshkujt është të skuqen në fytyrë kur janë të nevrikosur, gjë që është trashëguar nga paraardhësit tanë si shenjë paralajmërimi.
Ai tha se në disa specie, e kuqja mund të shfaqet teksa meshkujt në konkurrim përpiqen të dominojnë njëri-tjetrin për të fituar të drejtën e çiftëzimit me femrat.
Studentja e doktoraturës, Diana Uiedeman, që kreu eksperimentet, tha: “Ne e dimë se ngjyra e kuqe ka një efekt në trurin njerëzor. Kjo është e bazuar në kulturën tonë, për shembull nga ideja e të veshurit një kollare të kuqe, e njohur si kollarja e fuqisë për biznes”.
“Përfundimet e kërkimit tonë thonë se njerëzit duhet të mendohen mirë kur veshin të kuqe në situata sociale dhe ndoshta në takime të rëndësishme, si në intervistat e punës”, shtoi kërkuesi.
“Perceptimi si agresiv apo dominant mund të jetë një avantazh në rrethana të caktuara, por edhe disavantazh në rrethana të tjera, për shembull në punën në grup dhe atje ku besimi është i rëndësishëm.”
Hulumtuesit e Universitetit Durham më herët kanë treguar se veshja me të kuqe mund të ketë pasoja në sport, duke nxitur agresionin dhe konkurrencën brenda skuadrave dhe duke kërcënuar kundërshtarët.
Profesor Barton dhe skuadra e tij aktualisht po flasin me organizues të sporteve luftuese rreth mundësisë për të vendosur rregulla të reja mbi konkurruesit që veshin të kuqe, për të shmangur përdorimin e padrejtë të ngjyrës për një avantazh të njëanshëm.
Megjithatë, studimi i publikuar në revistën Letrat e Biologjisë, besohet se është i pari për efektet e ngjyrës në perceptimet sociale të dominancës dhe agresionit në rastet neutrale.
Për të realizuar me sukses kërkimin, imazhet e burrave u manipuluan dixhitalisht që ata të shfaqeshin sikur kishin veshur bluza me ngjyra të ndryshme. Vullnetarët më pas i vlerësuan nga shkalla një në shtatë për agresion dhe dominancë.
Vullnetarëve iu kërkua të vendosin për gjendjen emocionale të burrit në çdo imazh. Ata kishin prirje të zgjidhnin “i nevrikosur” për ata që mbanin veshur të kuqe, ndërsa mund të zgjidhnin edhe mundësi të tjera si i lumtur, i frikësuar dhe neutral.
Profesor Barton tha: “Të marra së bashku, zbulimet tona sugjerojnë një lidhje të pastër mes ngjyrës së kuqe dhe perceptimit të zemërimit, me gjasë i lidhur me rolin e skuqjes së fytyrës si një shenjë natyrore e zemërimit”.
Kërkimi i Durham studioi vetëm imazhet e burrave për të kufizuar numrin e variablave – rezultatet mund të kishin qenë më të vështira për t’u analizuar nëse do të prezantoheshin vullnetarë nga të dyja sekset. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

Femra gjatë ovulacionit gjithmonë kërkon një “macho” tip

Largoni gëlqeren në çajnik me këto produkte natyrale
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

Përse rrobat kundërmojnë erë myku, edhe pse sapo janë nxjerrë nga rrobalarësja?
Yjet me koeficient të inteligjencës mbi mesataren

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët