Mercedes-Benz i dorëzon Papa Françeskut çelësat e versionit tërësisht elektrik të Popemobile

Papa Françesku u pa duke inspektuar “Popemobile” në Vatikan, versionin e parë tërësisht elektrik të automjetit të famshëm.
I ndërtuar nga Mercedes-Benz, markë kjo e cila ka furnizuar me vetura Vatikanin për gati 10 vjet, Popemobile i ri u zbulua në një ceremoni pjesë e së cilës ishin Papa dhe udhëheqësia e kompanisë.
“Ky është një nder i veçantë për kompaninë tonë dhe unë do të doja të falënderoja Papën për besimin e tij”, tha Ola Kallenius, kryetar i bordit të menaxhmentit të Mercedes-Benz Group AG.
“Me këtë Popemobile, ne po dërgojmë gjithashtu një thirrje të qartë për elektromobilitet dhe dekarbonizim”, shtoi ai.
Bëhet e ditur se automjeti është një version i modifikuar i SUV-it luksoz të mesëm G-Class, i cili zakonisht shitet për rreth 150 mijë dollarë, përcjell Telegrafi.
Një nga ndryshimet kryesore me këtë model të veçantë është një ulëse e veçantë për Papën, e rrethuar me xham, në mënyrë që ai të mund të qëndrojë dhe të shihet nga dashamirësit ndërsa kalon.
Sipas Mercedes-Benz, zhvillimi i automjetit zgjati rreth një vit, duke përfshirë përshtatjen e motorit për përdorim me shpejtësi më të ulëta gjatë ngjarjeve.
Klaus Millerferli, inxhinier zhvillimi në Mercedes-Benz AG në Sindelfingen, tha në një deklaratë se përpjekja bashkëpunuese përfshin “pasion të madh, profesionalizëm dhe respekt për detyrën”.
“Automjeti përfaqëson një sasi të pabesueshme të punës dhe pasionit – por është gjithashtu me teknologjinë më të fundit”, tha Millerferli.
“Fakti që Papa Françesku ka ftuar disa prej nesh ta dorëzojmë atë personalisht, me të vërtetë kryeson gjithçka”, shtoi ai.
Kredencialet e gjelbra të automjetit të ri ka të ngjarë të mirëpriten nga Papa, i cili ka folur vazhdimisht për ndryshimin e klimës dhe nevojën për veprime urgjente për të adresuar shkaqet dhe efektet e saj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Volkswagen po vjen me një projekt të ri

Kjo G Class ka çmimin e një Dacie të re

Publikohen pamjet e para të Audi A6 të ri

Audi prezanton një A5 të ri - a e dini se sa do të kushtojë ky model?

Shefi i dizajnit të Mercedes thotë se AI "do t'i bëjë jashtë mode" dizajnerët

Kush e fiton garën - Koenigsegg Jesko apo Bugatti Chiron

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet