Me kalimin e viteve, trupi ndryshon dhe kjo reflektohet edhe në mënyrën si ecim. Muskujt humbasin masë dhe forcë, një proces i njohur si sarcopenia, që nis rreth të dyzetave. Në të njëjtën kohë, sistemi nervor nuk funksionon më me të njëjtën efikasitet si më parë, pasi nervat fillojnë të dobësohen dhe numri i tyre zvogëlohet
Kjo ka një ndikim të drejtpërdrejtë në ecje, e cila me kalimin e viteve bëhet më e ngadaltë dhe më pak e koordinuar. Rënia e ritmit dhe rrjedhshmërisë së ecjes mund të jetë një sinjal i hershëm për çrregullime neurodegjenerative, si sëmundja e Parkinsonit. Kjo sëmundje pengon sinjalet që truri i dërgon sistemit muskulor, duke bërë që ecja të bëhet më e ngadaltë, më e çrregullt dhe më e paqëndrueshme.
Një nga funksionet më të rëndësishme të ecjes është të na mbajë në ekuilibër dhe të parandalojë rrëzimet. Për shembull, muskujt në pjesën e përparme të kërcirit ndihmojnë këmbën të ngrihet kur ecim. Kur ky mekanizëm dështon, këmba fillon të “bjerë” dhe gishtat prekin tokën, duke krijuar një rrezik për rrëzim.
Ky problem, i njohur si “foot drop”, mund të shkaktohet nga dëmtimi i nervave, diabeti apo edhe mbajtja për një kohë të gjatë e pozicioneve të caktuara, si këmbëkryq ose në joga, shkruan Science Alert.
Nëse gjatë ecjes ndien dhimbje në vithe, kofshë apo pulpë dhe ajo zhduket sapo pushon, mund të jetë një shenjë e ngushtimit të arterieve, një problem i njohur si sëmundja arteriale periferike. Arsyeja është se gjatë ecjes, muskujt kanë nevojë për më shumë oksigjen, por për shkak të ngushtimit të arterieve, gjaku nuk arrin të furnizojë mjaftueshëm këmbët. Si rezultat, muskujt punojnë pa oksigjen të mjaftueshëm, çka shkakton dhimbje dhe ndjesinë e ngërçit.
Faktorët e rrezikut për këtë problem përfshijnë pirjen e duhanit, kolesterolin e lartë, tensionin e lartë të gjakut dhe diabetin. Gjithashtu, një histori familjare me sëmundje vaskulare mund të ndikojë në zhvillimin e tij.
Mungesa e vitaminës B12 mund të ndikojë në funksionimin e nervave dhe të shkaktojë probleme me ecjen. Tek të rriturit, kjo zhvillohet me kalimin e muajve apo viteve, ndërsa tek fëmijët mund të shfaqet shumë më shpejt, pasi vitamina B12 ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin e sistemit nervor. Në shumicën e rasteve, trajtimi është i thjeshtë dhe përfshin injeksione ose shtimin e ushqimeve të pasura me B12 në dietë, si mishi, peshku, vezët dhe bulmeti.
Ndonjëherë, çrregullimet e ekuilibrit dhe të ecjes mund të shkaktohen nga probleme të brendshme të veshit. Këto zakonisht kalojnë vetë dhe nuk kërkojnë trajtim specifik, citon Anabel.
Nëse vëren se ecja jote ka ndryshuar, është më mirë ta marrësh seriozisht dhe të konsultohesh me një mjek. Shpesh, këto ndryshime mund të jenë sinjale të hershme të një problemi shëndetësor që mund të parandalohet ose trajtohet në kohë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës