Vasha simpatike, Albina Kllokoqi nga Prishtina, ndonëse e re, është mjaft ambicioze dhe e shkathët për t’ia dal mbanë një profesioni shumë atraktiv, të rëndë, por edhe të veçantë, sikurse është menaxhimi, aq më shumë kur dihet se kjo sferë, sikur është rezervuar vetëm për meshkujt.
Bisedoi: Shaqir Foniqi
Albina ka mbaruar Fakultetin në UP, kurse aktualisht po vijon studimet edhe në Fakultetin e menaxhimit, duke ndjekur edhe shumë seminare të ndryshëm nëpër botë, në mënyrë që të avancojë njohuritë e saj për këtë veprimtari shkencore.
Albina, ka menaxhuar shumë hotele, sikurse është ai “Swiss Diamond Hotel”, duke sfiduar sfidat e shumta në këtë rrugë plot momente interesante dhe të veçanta.
Femra menaxhuese, si tingëllon kjo?
Jemi duke jetuar në shekullin XXI dhe nuk i bëj këto diferencime në mes të gjinive. Vetëm me punë arrihet suksesi. Unë, konsideroj pa modesti, se ia kam dal me sukses të menaxhoj shumë kompani dhe, po i thelloj njohuritë dhe aftësitë e mia në këtë fushë. Mu sikurse, arti, edhe menaxhimi nuk ka moshë dhe gjini. Por, këtu nevojitet edhe një dashuri, përpikëri dhe sakrificë e madhe.
Pse jeni përcaktuar për këtë profesion?
Në radhe të parë e dua, më pëlqen pozita e menaxheres, aftësi te motivimit, vetëbesimit, guximit, stilit. Pastaj mund ta bëj biznesin tim më të mirë. Unë, nuk i frikësohem konkurrencës dhe jam e gatshme të përballem me çdo vështirësi. Zaten, metali sa më shumë që futet në flakë, aq më shumë shkëlqen. Edhe unë, kam kaluar nëpër shumë sfida, por, mendoj se pastaj po dal edhe më e fortë dhe me një përvojë edhe më të madhe.
A është vështirë të menaxhosh?
Ekzistojnë tri kategori stilesh në udhëheqje, të cilat më së shumti përdoren: stili autokrat i udhëheqjes, stili demokratik dhe stili i lirive individuale ,"Laissez-faire". Unë personalisht, e përdori stilin e momentit, sepse nuk mund te thuhet se ai apo ky tjetri ka suksese më shumë, andaj ta menaxhosh një kompani e të kesh suksese, duhet të kesh edhe aftësi diplomatike rreth qasjes së problemeve si dhe pavarësi gjatë marrjes së qëndrimeve.Sa më përket mua, së shpejti më pret një sfidë e re në Kosovë, ku do të menaxhoj një hotel mjaft reprezentativ.
Cilat janë fshehtësitë e menaxhimit?
Për të qenë më efikase, gjithmonë duhet t’i vëmë njerëzit në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, pra, personat profesional "splendid". Të jesh menaxher perfekt duhet të kesh dhunti, te jesh i shkolluar në këtë lëmi, të dish të bësh analizë, planifikim,veprim, ndjeshmëri. Në menaxhim duhet të ndjesh intuitën, jo me emocione, pastaj kërkohet disiplinë shumë e madhe e faktorë të tjerë mjaft të rëndësishëm dhe të domosdoshëm.
A ofron Kosova kushte për të qenë menaxhere e suksesshme?
Patjetër. Në qoftë se e duan këtë profesion. Por, ende ka nevoje për infrastrukturë ligjore dhe për njëfarë ndryshimi të mentalitetit .Të jesh biznesmen, nuk do të thotë të mashtrosh, por që me punën tënde të arrish suksese, pa e dëmtuar askënd. Në biznes interesat janë reciproke.
Ju, tashmë keni hyrë në labirintet e këtij profesioni. Janë të errëta ato labirinte, apo të ndritshme?
Varet se sa keni arritur në këtë fushë. Përvoja dhe dija janë kryesoret. Nëse din të udhëheqësh, atëherë do të dish të koordinosh edhe kohën. Unë jam prej atyre njerëzve ku secilën punë e marr shumë seriozisht dhe gjej kohën e duhur për vete, ku e kaloj në Health Institute dhe me familjen time. Pra, për mua, tashmë çdo gjë është e qartë dhe nuk kam mjegullnajë nëpër këto, që ju i quani labirinte.
Pritet që të botoni edhe një libër për menaxhimin?
Po, jam në procedurë e sipër dhe asnjëherë nuk kënaqem me atë që kam arritur, vazhdimisht jam në kërkim të diçkaje, të asaj që është e dobishme, jo vetëm për mua, por edhe për shoqërinë. Dua, të them, se asnjëherë nuk jam e kënaqur me atë që kam arritur, kërkoj shumë më shumë nga vetja ime.
Jeni vazhdimisht në kërkim?
Gjithmonë në lëvizje. Më pret shkalla e tretë master në të njëjtin profesion, biznes menaxhment në Angli, në një ndër universitet më prestigjioze në botë, pastaj kam edhe objektiva të tjerë, por që kësaj radhe nuk po i shpalos të gjitha.
Sa ndihmon bukuria në karrierë?
Nuk thuhet kot, e bukura i mund të gjitha, hahah. Dua të them, e bukura si kategori është begati dhe, natyrisht adhurohet nga të gjithë. Prandaj, që të jesh e suksesshme duhet të jesh edhe e bukur, sepse mendoj unë, e bukura është komplete! Por, bukuria e jashtme, pa bukurinë (mençurinë) e brendshme nuk vlen shumë, ajo mund të fashitet një ditë, disi sikur me kukullat, të bukura nga jashtë, të ftohta dhe të zbrazëta nga brenda!
Si e ruani bukurinë tuaj?
Me vetdisiplinë, me ushqim të shëndetshëm, me mënyrën e rregullt të ushqimit, me ushtrime si dhe me qetësi shpirtërore. Këto forma ua preferoj të gjithëve.
Po çfarë shpirti keni, sepse nuk thuhet kot, mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë?
Mendoj se e kam shpirtin e pasur, të pastër, human, të çiltër dhe mbi të gjitha konsideroj se kam një shpirt të madh dhe deri diku sentimental.
Por, ka edhe femra me shpirt të vogël dhe manifestojnë një xhelozi ndaj suksesit të tjetrës?
Këtë e marr paksa me rezervë. Unë, bashkëpunoj shumë ngushtë dhe shumë mirë me mikeshat e mia. Madje, i ndihmojmë njëra-tjetrës dhe na gëzojnë sukseset reciproke. Mund të ketë edhe femra xheloze, por ato nuk janë në shoqërinë time.
Çka është ajo që femrat e fshehin më së shumti?
Mosha, hahahh, dhe nuk di pse?!
Si i klasifikoni njerëzit, jo nga gjinitë dhe mosha?
I klasifikoj për nga inteligjenca dhe mendoj se ka ardhur koha të çmohet inteligjenca, mençuria, e jo vetëm bukuria.
Keni shumë angazhime, keni ndonjë moment të lirë?
Unë, sikur pushoj duke punuar. Vetëm kur jam e angazhuar ndihem e plotë dhe e realizuar. Nuk mund ta marr me mend një ditë bosh. Ritmet e punës sime janë të shpejta, dinamike dhe, pavarësisht ku gjendem, në Kosovë, apo jashtë, ambientohem shpejtë dhe kjo nuk më krijon monotoni.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë