Pas shumë spekulimeve se rrobat e cilit dizajner do t’i veshë Melania Trump për inaugurimin e Donald Trumpit, Zonja e Parë ka shkëlqyer në fustanin dhe pallton e kaltër nga Ralph Lauren, siç është konfirmuar sot nga ‘Today’.
Ajo e kishte kombinuar veshjen e saj edhe me këpucë e dorëza – pamje e cila veçse ka filluar të krahasohet me kombinimin e Jackie Kennedys që e kishte veshur për inaugurimin e burrit të saj në vitin 1961. /Telegrafi/
Jacqueline Kennedy on #Inauguration Day in 1961 and @MELANIATRUMP today in 2017. pic.twitter.com/JmxG7wJD9i
— TODAY (@TODAYshow) January 20, 2017