Pasi presidenti amerikan Donald Trump akuzoi Meksikën për shkeljen e marrëveshjes për ujin dhe "vjedhjen e ujit nga fermerët në Teksas" dhe kërcënoi se do të vendosë sanksione dhe tarifa, Meksika po përgjigjet.

Në një konferencë shtypi, presidentja meksikane Claudia Sheinbaum tha se Meksika do të dërgonte menjëherë një ngarkesë me ujë për fermerët e Teksasit, megjithëse ajo nuk e specifikoi sasinë, duke thënë se do të varet nga furnizimet në dispozicion, shkruan the Guardian.


Sheinbaum tha se Meksika po kërkon mënyra alternative për të përmbushur detyrimet e saj sipas traktatit 81-vjeçar me SHBA-në, duke shtuar se një marrëveshje do të provohet në ditët në vijim.

Ajo kujtoi gjithashtu se thatësira prej tre vitesh e gjysmë është arsyeja pse vendi ka probleme në përmbushjen e detyrimeve sipas asaj marrëveshjeje.

Ndryshe, Trump ka akuzuar Meksikënse po u vjedh ujin fermerëve të Teksasit.

Ai ka kërcënuar këtë vend me tarifa doganore shkaku i shkeljes së një marrëveshjeje ndërkombëtare. /Telegrafi/