LAJMI I FUNDIT:

Mehaj: Kemi rritur kapacitetet e FSK-së dhe kemi blerë pajisje ushtarake deri në 32 milionë euro

Mehaj: Kemi rritur kapacitetet e FSK-së dhe kemi blerë pajisje ushtarake deri në 32 milionë euro

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se për tetë muaj udhëheqje ka rritur kapacitetet e FSK-së në burime njerëzore dhe pajisje ushtarake.

Mehaj duke raportuar në Komisionin për Siguri, tha se për ta modernizuar ushtrinë kanë blerë pajisje ushtarake deri në 32 milionë euro.

Kryesisht, sipas tij kanë qenë autoblinda, dronë, snajper, por edhe pajisje të tjera që nuk i bëri të ditura para medieve.


Krahas kësaj, Mehaj tha se kanë rekrutuar rreth 1,240 ushtarë të ri në FSK.

“Për ta modernizuar ushtrinë kemi blerë pajisje ushtarake nga ShBA. Blerjet janë të sigurta, realizim konkret dhe garanci më e madhe. Në total për këto 8 muaj vlera e pajisjeve e kap shifrën e 32 milionë euro. Përfshihet autoblinda, armatime, snajperë, dronë edhe të tjera, por nuk mund t’i them para mediave. Ne kemi arritur numrin me 1,240 pjesëtarë të ri të FSK-së”, tha ministri Mehaj.

Siç njofton kp, ai para deputetëve vuri në pah edhe bashkëpunimin me ShBA.

“Kurrë më mirë nuk kemi pas bashkëpunimin me ShBA-të. Këtë munden me konfirmu edhe vet ata”, shtoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Kalo në kategori