LAJMI I FUNDIT:

Megjithatë, Mancini po largohet?

Megjithatë, Mancini po largohet?

Përkundër njoftimeve se Roberto Mancini do të vazhdojë të jetë trajner i Interit, vijnë lajme të tjera që thonë se ai do të largohet nga klubi.

Mediat italiane raportojnë se zikaltrit janë duke punuar në arritjen e një marrëveshjeje për të kompensuar shkëputjen e kontratës me strategun italian.

Gjatë gjithë verës ka pasur tensione ndërmjet klubit dhe trajnerit, i cili ka edhe një vit në kontratën e tij, transmeton Telegrafi.


Meqenëse ekzistojnë mosmarrëveshje me pronarët e rinj, Suning Group, rreth kontratës së tij dhe strategjisë së transferimeve, ishte e pritshme se ai mund të largohet.

Dhe tash, Sky, Corriere dello Sport, Gazzetta dello Sport dhe Mediaset, bëjnë të ditur se avokatët e Nerazzurrëve janë takuar me përfaqësuesit e Mancinit për të diskutuar arritjen e një marrëveshjeje miqësore për largimin e tij.

Trajneri nuk dëshiron të japë dorëheqje, prandaj duhet të arrihet një kompromis ndërmjet dy palëve.

Favorit për ta zënë vendin e tij është ish-trajneri i Ajaxit, Frank de Boer. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Boks
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
MKRS anulon tenderët për stadiumin e Gjilanit, Pejës dhe Mitrovicës në vlerë 37 milionë euro

MKRS anulon tenderët për stadiumin e Gjilanit, Pejës dhe Mitrovicës në vlerë 37 milionë euro

Sport vendor
Manchester United do të duhet të paguajë miliona euro nëse e shkakron Ruben Amorimin

Manchester United do të duhet të paguajë miliona euro nëse e shkakron Ruben Amorimin

Premier League
Rio Ferdinand tregon katër lojtarët që nuk kanë kapacitet për të luajtur nën drejtimin e Amorim

Rio Ferdinand tregon katër lojtarët që nuk kanë kapacitet për të luajtur nën drejtimin e Amorim

Premier League
Atletico Madrid synon yllin e Man Cityt, pasi klubi anglez përgatit rinovimin e skuadrës

Atletico Madrid synon yllin e Man Cityt, pasi klubi anglez përgatit rinovimin e skuadrës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori