Ka javë që mediat e kontrolluara në Serbi janë kthyer në propaganduesit dhe nxitësit kryesor të shtimit të tensioneve në pjesën veriore të Kosovës ku jetojnë serbët, shqiptarët, boshnjakët dhe nacionalite tjera.
Madje këto media që janë të afërta me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq kanë shtuar propagandën e tyre gjatë dy javëve të fundit duke publikuar informacione se fillimisht se “Policia e Kosovës ka hyrë me dhunë te Liqeni i Ujmanit”, që “Ushtria e Kosovës po bëhet gati për të hyrë në veri” etj.
Dhe natyrisht kjo nuk është hera e parë, dhe aty nuk ka asgjë të vërtetë pos nxitjes e shtimit të tensioneve.
Madje mediat që njihen si të afërta me pushtetin e kontrolluar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq janë duke terrorizuar opinionin serb dhe qytetarët e nacionalitetit serb në Kosovë me lajme e dezinformata që fare nuk janë në realitet të tilla.
Shumica prej këtyre shkrimeve kanë përdorur edhe gjuhë fyese, kërcënuese ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj.
“Autoritetet në Prishtinë janë bërë gati për ndërhyrje në veri me 1500 trupa”… Natyrisht nuk ndodhi ashtu dhe e pakonfirmuar.
“Kurti do të sulmojë veriun”… Nuk ndodhi ashtu
‘Kurti ka bërë gati ushtrinë, po përgatit ndërhyrje me 1500 persona”. Natyrisht të gjitha këto informata në këto media nuk kanë qenë të vërteta. /Telegrafi/