E, tash ky rrjet social është duke provuar një formë, që ju lejon juve të vendosni për atë që doni të shihni.

“See First” është ende në fazë eksperimentale - varet nëse është paraqitur tek llogaria juaj ky opsion, apo jo - si dhe, nuk dihet nëse do të jetë e përhershme.


Aktivizimi i këtij aplikacioni, bëhet duke shkuar tek llogaria e miqve që ju pëlqejnë, ku prekni opsionin “See First”, e më pas gjitha materialet nga ai, do të ju paraqiten në News Feed.